E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: "Duhet të veprojmë të unifikuar"

Kriza amerikane ka prekur shumë edhe
sistemin bankar evropian dhe në përgjithësi
ekonominë. Për këtë qëllim, Presidenti
francez, Sarkozi, që ka edhe kryesimin e
radhës së Bashkimit Evropian, ka njoftuar organizimin
e një mbledhjeje mbarevropiane në
Paris, në lidhje me krizën financiare botërore.
Në këtë takim do të marrin pjesë liderët e Britanisë,
Gjermanisë dhe Italisë, së bashku me
zyrtarët e Lartë të Komisionit Evropian dhe
shefin e Bankës Qendrore Evropiane. Sarkozi
shpreson që të organizojë në muajt e ardhshëm
edhe një takim botëror në lidhje me të
njëjtin problem. Liderët evropianë janë të prirur
që të arrijnë një kundërpërgjigje të koordinuar
para mbledhjes së javës së ardhshme të
ministrave të financës së G8 dhe guvernatorëve
të bankave qendrore në Washington.
Për sa i përket nëntemave të takimit të së shtunës,
ende nuk dihet se cilat do të jenë, por
deri tani Gjermania i ka bërë opozitë çdo plani
të mundshëm të zgjidhjes së krizave bankare
evropiane përmes së njëjtës mënyrë që po
tenton të bëjë qeveria amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›