AK-ja i mbyll derën PD-së dhe PS-së: Në listë, asnjë deputet të tyre
Tiranë- Aleanca Kuq e Zi duket se po ndjek një rrugë të kundërt nga dy forcat e mëdha politike në vend, pasi nëpërmjet një njoftimi thuhet se kjo parti nuk do të pranojë të bëhen pjesë e listës së saj zgjedhore asnjë deputet që largohet nga PS-ja apo PD-ja.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, kjo parti shprehet se vendimi erdhi për të shmangur atë që ata e quajnë, trafikim dhe merkato deputetësh.
Pas shumë telefonatash të deputetëve dhe eksponentëve të PS dhe PS që po largohen nga Rama dhe i ndjeri Berisha, të cilët kërkojnë përfshirjen në listat e Aleancës Kuq e Zi si kandidatë për deputet, kreu i AK Kreshnik Spahiu vendosi të refuzohen të gjithë si mënyrë për të ndalur trafikimin dhe markaton e turpshme të krijuar si fenomen nga dy dinosaurët e politikës, shprehet AK-ja.