E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, nisin kërkimet për kokën e gruas, plaku pranon krimin

Kërkimet nisën menjëherë pasi i arrestuari, 84-vjeçari Gaqo Dumka tregoi i quajtur “Çezma e Shetros”.

Mendohet se koka e viktimës është fshehur në afërsi të banesës së të moshuarit dhe policia tashmë ka rënë në gjurmët e gjetjes së kokës, ku janë gjetur edhe pjesë flokësh.

“Theksojmë se pak pas seancës gjyqësore, ku Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë kishte dhënë  vlerësimin e masës së sigurisë për shtetasin Gaqo Dumka, e konkretisht masen “Arrest ne burg”, në një prej shkurreve rreth 300 m në veri të fabrikës Birra Korça, është gjetur një thes plastik i ngjashëm me thasët ku ishte paketuar kufoma e gjymtuar, janë vërejtur njolla gjaku dhe tufa flokësh të cilat dyshohen të jenë të viktimës”, thekson policia e Korçës.

“Sqarojmë se në vendin ku u be i mundur gjetja e thesit, pjese te tij ishin te coptuara cka krijon dyshimin se gjatë këtyre ditëve, pjesa e kokës nga ky thes të jetë marrë prej kafshëve mishngrënëse dhe të jetë transportuar në vende të tjera”, vijon deklarata.

Sipas të njëjtit burim, i moshuari pasi është marrë në pyetje, ka pranuar vrasjen, duke pretenduar se viktima i ka shpenzuar një shumë prej 3.000.000 lekësh të vjetra, gjë e cila e ka shtyre autorin në vrasjen e saj, si dhe ka filluar të pranojë faktin e hedhjes se kokës së viktimës. Ky shtetas ka shpjeguar se këtë pjesë të trupit të viktimës e ka hedhur të pambuluar në një shkurre, vendin e se cilës nuk e mbante mend saktësisht.

Gjatë ditës së sotme, gjykata dha masën e arrest me burg” për të moshuarin, i cili deklaroi para togave të zeza se nuk ishte ai autori i krimit të tmerrshëm. Megjithatë, policia në bazë të provave të mbledhura ka pak dyshime se autor mund të jetë dikush tjetër.

Masakrimi i gruas, 84-vjeçari: Nuk jam unë autori
Korçë(11:10) – 84-vjeçari që akuzohet për vrasjen e një gruaje dhe prerjen e gjymtyrëve të saj, ka deklaruar në gjykatën e Korçës se nuk është ai autori i krimit.

Gjatë ditës së sotme, gjykata dhe masën e sigurisë “arrest me burg” për Gaqo Dumkën, i cili akuzohet për masakrimin e Liljana Arapit, 42-vjeç. Megjithatë, Dumka tha në seancë se autorët e krimit ishin tre personat e tjerë, që sipas tij rrëmbyen gruan.

"Me detyruan të hedh pjesët e trupit në plehra, tre personat që nuk i njihja morën kokën me vete", ka thënë 84-vjeçari. Policia ende nuk e ka gjetur kokën e 42-vjeçares. Policia, nga hetimet e deritanishme ka zbuluar se autor i krimit është 84-vjeçari dhe provat për këtë nuk mungojnë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-17 14:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›