E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn ne fuqi rritja e re e pagave perfitojne arsimi dhe shendetesia

Kanë hyrë tashmë në fuqi, me botimin në fletoren zyrtare, pagat e reja për arsimin dhe shëndetësinë.

Pas ndryshimeve që iu bënë buxhetit dhe në kuadër të ristrukturimit të administratës, ndryshoi edhe sistemi i pagave.

Këto rritje do t’i shtrijnë efektet që nga data 15 korrik.

Përsa i përket pagave në sistemin e shëndetësisë, tabelat e reja përfshijnë shtesa për kualifikime, për vështirësi në punë dhe për vjetërsi.

Kështu për drejtorët e spitaleve, shefat e shërbimeve dhe mjekët me diplomë të shkollës së lartë, paga është 13 mijë lekë në muaj e zhveshur nga vjetërsia në punë, pozicioni dhe vjetërsia.

Shtesa për vjetërsi në punë është në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet.

Kështu sipas tabelës, punonjësve civilë me arsim të lartë në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, u jepet një shtesë, për natyrë të veçantë pune, në masën 30 për qind mbi pagën e grupit.

Për mjekët kur punojnë në rrethet: Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Malësi e Madhe, Dibër, Bulqizë, 4 500 lekë në muaj. Kur punojnë në rrethet Mat, Mirditë, Gramsh, Librazhd, 3 800 lekë në muaj.

Për punonjësit e infermieristikës kur punojnë brenda rrethit te tyre, por larg vendbanimit dhe kthehen brenda ditës, 1 000 lekë në muaj. Kur nuk kthehen në vendbanim brenda ditës, 3 000 lekë në muaj.

Kurse, pagat në sistemin arsimor do të rriten këtë vit me4 deri në 5 për qind.

Sipas tabelave të reja të botuara në fletoren zyrtare, pagat për drejtorët e shkollave do të kenë një rritje 2 per qind dhe sipas kualifikimit dhe vështirësisë nga 5 deri në 20 për qind.

Kjo rritje i përkon shtesës prej 5000 lekë.

Përsa u përket mësuesve në shkollat e mesme, rritja do të jetë po me 2 për qind dhe me një shtesë kualifikimi nga 5 deri në 20 për qind.

Kjo rritje i përkon shtesë prej 3600 lekësh.

Gjithashtu, në këtë sektor përshihet edhe rritja e pagave për edukatorët e kopshteve me 2 për qind, me një shtesë prej 25500 lekë

T gjithë punonjësit në arsim dhe ata në shëndetësi do të marrin pagat e rritura që nga muaji i ardhshëm dhe bashkë më atë edhe efektet e rritjes që nga 15 korriku.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›