E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat evropiane pësojnë rënie

Janë zgjuar në rënie bursat europiane një ditë pas takimit të presidentit francez, Nicholas Sarkozy dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në Paris, për të diskutuar mënyrat e frenimit të krizës së borxhit në Eurozonë, në kohën kur edhe Gjermania ka bërë publike shifra zhgënjyese të rritjes ekonomike. Tregjet në mbarë botën nuk e priten mirë deklaratën e përbashkët të udhëheqësve europianë, ku shumë prej investitorëve prisnin prej tyre një përgjigje më të fortë. Indeksi i Frankfurtit “Dax” ra me 1.7%, ndërsa treguesit “Cac 40” në Paris dhe “FTSA” e Londrës humbën rreth 1%. Premtimi për një taksë transaksionesh goditi gjithashtu aksionet e bankave Deutsche Bank, BNP Paribas dhe Barclays që ranë me rreth 3%.
Çmimi i arit ka arritur një rekord të ri, duke reflektuar pasigurinë e vazhdueshme. Presidenti francez Nikolas Sarkozy tha se Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për të paraqitur propozimet e tyre në shtator, ndërsa qeverisje e përbashkët e politikës ekonomike. Sarkozy theksoi se dy vendet do të propozojnë një organ qeverisës të Eurozonës, përfshirë presidentin me mandat prej dy vjet e gjysme, për të rikthyer besimin e tregut. Udhëheqësi francez tha se organi më i ri do të përbëhet nga kryetarët dhe kryeministrat e te gjitha vendeve të Eurozonës, ndërsa sygjeroi se lideri i parë duhet të jetë presidenti aktual i BE-së Herman Van Rompuj.
Dy ditë më parë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristina Largard deklaroi se për vendet që janë në krizë ekonomike nuk është e rëndësishme vetëm balancimi i borxheve, e domosdoshme është dhe rritja ekonomike. Apeli që FMN thekson se ekonomitë e zhvilluara në botë të mos përqendrohen vetëm në luftën kundër borxheve.
Por komisioni i BE-së ka përshëndetur konceptin gjermano-francez për stabilizimin e Eurozonës. Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso dhe Komisioneri për Fianancat, Olli Rehn deklaruan se propozimet e paraqitura nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nicolas Sarkozy për një menaxhim më të mirë krizës janë një hap para dhe një kontribut politik i rëndësishëm i të dyja vendeve më të mëdha të Eurozonës. Takimi i Parisit, vjen pas një jave tensionesh në tregje financiare, ku ndjehet frika e një recesioni tjetër si dhe është vënë në pikëpyetje aftësia e Italisë dhe Spanjës për të shlyer borxhin e tyre. Si Franca dhe Gjermania, po ushtrojnë presion ndaj të ashtëquajturave ekonomi periferike për të shtuar masat për të balancuar buxhetet.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›