Serbët të shpërngulen në Serbinë lindore!

Sociologu dhe analisti politik serb, Milan Nikolic i sugjeroi presidentit Boris Tadic që serbët e Kosovës t’i zhvendos në Serbinë lindore, ku ata mund të merren me livadhet e lëna pas dore.
Ai ka thënë se lidershipi serb duhet të jenë i ndërgjegjshëm dhe të thotë se Kosova është e humbur dhe serbët e Kosovës duhet të vendosen në zonat rurale.
“Të gjithë ata që jetojnë atje duhet të vijnë në Serbi. Ne kemi pjesë të tëra të zbrazëta të Serbisë lindore, kemi sipërfaqe të mëdha bujqësore që mund të punohen e tash janë të lëna pas dore...”, ka thënë Nikolic në një emision televiziv të B92, duke theksuar se vetë e ka prejardhjen nga Kosova. (telegrafi)