E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne Turqi arratisen te burgosurit ne Van

Të burgosurit i kanë vënë zjarrin ndërtesës së burgut në qytetin Van, i  goditur nga tërmeti i së dielës në Turqi. Dy ditë pasi 200 të burgosur u arratisën mes kaosit që shkaktuan dridhjet e fuqishme të tokës, të tjerët kanë sulmuar ushtarët dhe i kanë vënë zjarrin burgut.

Ngjarje të tilla ndodhin edhe për shkak të një situate jo të qetë që mbizotëron në zonën e prekur nga tërmeti. Agjencitë njoftojnë se tendat e ngritura për të pastrehët nuk mjaftojnë, ndërsa tenperaturat e natës vazhdojnë të ulen. Raportohen edhe konflikte mes banorëve për cadrat, ndërkohë që një goditje tjetër me magnitudë 5.4 ballë është ndjerë në qytetin Van, epiqendër e tërmetit të parë që shkaktoi 430 viktima.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›