E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie çmimi i naftës në tregun botëror

Çmimi i naftës sot ka shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare. Në Shtetet e Bashkuara, një fuçi nafte u tregëtua për 78.7 dollarë.
Çmimi shënoi rënie edhe në bursën e Londrës. Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) paralajmëroi se nuk ka vërejtur rritje të kërkesave të naftës nga vendet anëtare të OECD-së.
IEA tha se shpejtësia e rimëkëmbjes globale nuk e justifikon rritjen e prodhimit të naftës nga vendet anëtare të OPEC-ut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›