E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO përshëndet zgjedhjet në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka uruar sot autoritetet e Kosovës për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet vendore të së dielës.
Në një deklaratë të posaçme, shefi i NATO-s ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke e quajtur këtë si akt inkurajues për të ardhmen e tyre në Kosovë.
Rasmusen po ashtu ka ripërsëritur se NATO-ja do të vazhdojë të krijojë një mjedis të sigurtë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›