Starova: “Besën do ta shpall kampione”

Sokol Paja
Sulejman Starova, trajneri i sapoemëruar në krye të Besës së Kavajës, ka deklaruar se ekipi i tij do të shpallet kampion republike. "Në skuadër janë lojtarë shumë të mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë që të jemi kampion vendi. Ekipi momentalisht ka nevojë më shumë se kurrë që të menaxhohet dhe të drejtohet mirë. Grupi është i mirë dhe them se do të arrijmë të fitojmë kampionatin dhe të kryesojmë ashtu sic ka bërë Kavaja në këtë fillim kampionati" ka treguar me bindje Starova. Trajneri Sulejman Starova u emërua dje në krye të pankinës kavajase, pas largimit të cuditshëm dhe misterioz të teknikut rumun Dumitresku. Tekniku tiranas ka drejtuar më përpara ekipet e Tiranës, Teutës, Partizanit dhe me të gjitha këto ekipe ka qenë mjaft i suksesshëm. Pas largimit të bujshëm dhe me shumë debate nga drejtimi i Tiranës, në adresë të Starovës kanë ardhur shumë oferta nga shumë klube të Superligës që të kishin shërbimet e tij, por ai gjeti momentin më të duhur që të drejtojë Besën, ekipi që mbeti pa trajner pas zhdukjes së papritur të Rumunit Silviu Dumutresku. Kontrata që Sulejman Starova ka nënshkruar me ekipin verdhezi është deri në fund të sezonit dhe pastaj, në bazë të rezultateve të arritura, kjo kontratë ka opsion zgjatjeje edhe për një vit. "Po është e vërtetë: jam në krye të ekipit të Besës të paktën deri në fund të këtij sezoni. Për këtë kemi vendosur, pastaj të shohim. E rëndësishme për mua si trajner është që kam mbështetjen e duhur dhe të fuqishme të presidentit Bizhdili nga i cili kam marrë të gjitha garancitë për të drejtuar dhe për të menaxhuar sic duhet ekipin. Kam bindjen se mbështetja sidomos financiare që më dha presidenti në krye të ekipit do të bëjmë shumë gjëra të mira në Kavajë. Ekipi është mjaft i kompletuar dhe kam përshtypjen se shumë shpejt do të kthehemi në krye të renditjes", ka cituar Starova. Më tej, në lidhje me objektivat e këtij sezoni, tekniku më i ri i Superligës ka shtuar: "Objektivat dihen tashmë. Synojmë të dy titujt: kampion kombëtar dhe kupën. Ekipi është në gjendje shumë të mirë dhe kam besim se punë do t'ia dalim mbanë. Besa është shumë mirë në renditje dha ka gjasa që të jetë përsëri në krye të klasifikimit. Mbështetjen e kemi që është më e rëndësishmja dhe them se do jemi pretendentë seriozë për të fituar. Na duhet shumë punë për të rregulluar gjendjen e skuadrës që momentalisht pas atyre problemeve nuk është ajo më optimalja, por gjithcka ju siguroj se do të rregullohet", ka thënë Starova. Më tej, Starova duket shumë i bindur në objektivat e tij, teksa ka thënë se në merkaton e janarit ekipi i tij do të hyjë në të me qëllim që të ketë grup sa më të plotë në realizimin e objektivave, edhe pse shumë të vështira në realizim, duke parë rivalitetin e shtuar këtë vit. "Them se kemi nevojë që të hymë në merkato në janar me qëllim që të kemi blerje të tjera të mira në ekip. Për momentin, do të shohim rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar dhe më pas të shohim. Afrimet cilësore i bëjmë mirë cdo ekipi, ndaj them se në merkaton e janarit do të bëjmë ndonjë afrim në skuadër", ka përfunduar Starova.