E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova , zyrtarisht trajner i Beses

Sulejman Starova (dy herë kampion si trajner) u prezantua zyrtarisht si trajneri i dytë sezonal i Besës së Kavajës. Ish-trajneri i Tiranës (i shkarkuar në javën e 5-të) zëvendëson kështu rumunin Silviu Dumitresku, i larguar nga fituesit e Kupës së Shqipërisë pas disa mosmarrëveshjeve teknike me presidentin Bizhdili. Starova, i cili më parë ka drejtuar Partizanin, Tiranën (2 herë) e Teutën, do të jetë trajneri i 20-të sezonal, që drejton një prej 12 skuadrave të Superligës. Rekordin për momentin e mban Teuta me tre trajnerë: Dedja, Begeja dhe tani Mile. Në drejtimin e trajnerit të dytë janë: Tirana (Starova, tani Hafizi), Skënderbeu (Sejdini, Velo), Kastrioti (Ndreu, Bici), Besëlidhja (Nica, Kulli).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›