Tre musketieret e elsit
Pas një fitoreje të madhe ia vlen që të flasin ata që dhanë kontributin kryesor. Tek Çelsi, ndaj Napolit, nuk pati dyshim se më të mirët ishin pikërisht ata që cilësohen si “tre pleqtë”. Kapiteni Xhon Terri, lideri Frenk Lampard dhe i frikshmi Didie Drogba.
“Penalltia … ai njeri që pati atë përqëndrim dhe dëshirë për të përballuar presionin. Shpesh nuk e kuptoj sesi ia del. Duket se ai e pëlqen rrezikun dhe sërish ishte i shkëlqyer. Ka pasur njerëz që i kanë vënë vizën gjatë gjithë sezonit, por tifozët e Çelsit që vijnë në stadium çdo ndeshje e dinë se kush është Frenk Lampardi. Një nga më të mirët në histori”-tha Terri
Frenk mendon se gjithçka ishte e merituar.
“Po, po, Napoli është një ekip fantastik, me kundësulmin dhe 3 lojtarët e fortë në sulm që janë tepër të rrezikshëm. E dinim se humbja 1-3 ishte e rëndë për ne, por me mënyrën sesi luajtëm, vullnetin dhe frymë që treguam, e merituam”-deklaroi Lampard
Po Drogba? Sulmuesi thekson se kritikave iu përgjigj siç duhet.
“Është një rezultat i madh për klubin duke qenë se humbëm 1-3 në ndeshjen e parë. Ishte e rëndësishme që të reagonim, të tregonim karakter dhe jam shumë i lumtur me këtë që bëmë. Kur nuk arrin rezultate të mira, mund të kritikohesh, por u përpoqëm të përqëndroheshim tek futbolli dhe ky ishte një shembull se çfarë mund të bëjmë”-është shprehur Drogba.
Ndoshta Andre Vijas Boas është duke i dëgjuar këto fjalë dhe, ndonëse një trajner shumë i mirë, mundet që të ketë bërë gabim, pasi veteranët nuk duken ende për t’u hedhur në kosh