KESH: Rritet niveli i ujit në hidrocentrale

Pas 7 muajve thatësirë reshjet e shiut shpëtojnë kaskadën e lumit Drin. Gjatë 24 orëve të fundit ka patur një rritje të konsidrueshme të prurjeve në liqenin e Fierzës duke shpëtruar 3 HEC-et më të mëdha nga ndalimi i punës. Të dhënat e KESH se rritja e prurjeve ka sjellë si rezultat edhe rritjen e nivelit të Fierzës me të paktën gjysëm metri brenda një dite. Prurjet në Fierzë nga 35 m3 që kanë qenë vetëm para një dite aktualisht kanë arritur në 240 m3 në sek duke e kaluar kështu edhe mesataren e ujit që sjell ky lum. Ndërkohë që niveli nga 259 metër ka arritur në 259.35 m. Të dhënat për nivelin e ujit në një prej hidrocentraleve kryesore të vendit janë bërë publike prej Korporatës Energjitike Shqiptare.
Kjo situatë me prurje kaq të shumta në Fierzë ka ardhur si rezultat i reshjeve të shumta që kanë rënë ditët e fundit. Prodhimi i paktë i energjisë ka detyruar KESH që të importojë energji elektrike për të plotësuar nevojat në vend. Aktualisht bëhet me dije se po importohet 17.5 milion-kilovatorë.
Megjithatë rritja e prurjeve në kaskadën e Drinit pritet që të përmirësojë ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike në vend.Reshjet e shumta të shiut kanë përmirësuar nivelin e ujit edhe në Vaun e Dejës ku bëhet më dije se niveli i ujit në liqen ka arritur në 74.81 metër dhe prurjet anësore në 150 m3për second.Komani gjithashtu ka pësuar një përmirësim të nivelit të ujit dhe ka arritur në nivelin e 137,58 metrave ndërsa prurjet janë 700 m3në sekond.
Shqipëria konsumon rreth 20 milion kë energji elektrike dhe mungesa e reshjeve për disa muaj me radhë ka detyruar KESH që pjesën më të madhe të energjisë elektrike për të cilën ka nevojë vendi ta marrë prej vendeve fqinje. Gjithësesi filimi i reshjeve pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e situatës energjitike të vendit. Sipas metorologëve reshjet në vendin tonë do vijojnë përgjatë gjithë javës dhe kjo do të jetë me intesitet të lartë.