Nesër vendimi, ja skenarët për çmimin e energjisë 2012-2014
06/12/2011 Sa do të jetë rritja për tre kompanitë dhe zgjedhja mes dy varianteve të dhëna nga çekët
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator i Energjisë vendos nesër në lidhje me tarifat e reja të energjisë elektrike për tre vitet e ardhshme. Pasi është njohur me pretendimet e palëve dhe ka dëgjuar në një seancë të hapur variante të ndryshme nga KESH-i, OST-ja dhe “CEZ Shpërndarje”, tre kompanitë që operojnë sot në vend, ky bord do të marrë vendimin e shumëpritur.
Kërkesat
Tre kompanitë energjetike në Shqipëri KESH, OST dhe “CEZ Shpërndarje” kërkuan rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012. “CEZ Shpërndarje” ka ardhur me një propozim të ri, për zgjidhjen e borxhit që CEZ-i i ka KESH-it, prej 52 milionë eurosh. Varianti i parë është një rritje e tarifës me 4.6% nga ajo aktuale. Varianti i dytë është asnjë rritje çmimi, nëse borxhi mes CEZ dhe shtetit, si dhe CEZ dhe KESH-it do të gjejë një zgjidhje përfundimtare, ashtu siç pritet nga të gjitha palët. Pak ditë më parë nisën negociatat mes kompanisë çeke dhe dikasterit të Financave për të gjetur një zgjidhje, por vendimmarrja nuk është bërë ende publike. Kompania KESH kërkoi rritjen e çmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë dhe OST rritje në 0.73 lekë për kwh nga 0.6 që është aktualisht.
Periudha rregullative
Llogaritja e tarifave të prodhimit dhe shërbimeve të furnizimit me shumicë, transferimit, shpërndarjes, furnizimit me pakicë dhe të çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë është një vendim që do të ketë impakt mbi të gjithë konsumatorët dhe nuk do të ndryshojë për tre vjet, ndaj edhe kundërshtitë kanë qenë të shumta nga radhët e opozitës, apo edhe të grupimeve të biznesit. Bëhet fjalë për periudhën e tretë rregullatore 2012 – 2014. Në mbledhjen e planifikuar për nesër Bordi i Komisionerëve të ERE-s do të vendosë edhe në lidhje me miratimin e planit të investimeve për periudhën e tretë rregullatore gjatë viteve 2012 – 2014 të KESH, OST dhe CEZ.
Kundërshtitë
Grupimet e biznesit kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë që do të sillte rritje të kostos duke i bërë prodhimet shqiptare më pak konkurrues me ato të vendeve të rajonit. “Në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë evropiane dhe rajonale kjo rritje është me pasoja të paparashikueshme të rënda për prodhimin vendor, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe afrimin e investimeve të huaja. Si pasojë e rritjes së kostove do të ulet më tej forca e konkurrueshmërisë së industrive vendore përballë të prodhimeve dhe shërbimeve të ngjashmeve të importit”, - deklaron Konfindustria. Çmimi i energjisë elektrike është të paktën 15% më i shtrenjtë se mesatarja e vendeve të Evropës Juglindore përfshi vende të zhvilluara të BE.