Bie flamurtari. Skenderbeu merr kryesimin

Flamurtari është mundur 2-1 në fushën e Shkumbinit duke dorëzuar kreun e renditjes së superligës. Humbje e rëndë e skuadrës vlonjate, e cila pas një kryesimi të gjatë në klasifikimin e Superligës pas javës së 28-të të Superligës duhet të djekë Skëndërbeun, i cili nuk ka dhuruar asnjë surprizë duke fituar lehëtësisht 3-2 ndaj Dinamos në kryeqytet.
Pa Daniel Xhafaj të skualifikuar, Flamurtari e ka patur shumë të vështirë të dalë në lojën e tij, ndërkohë që Shkumbini në kërkim të pikëve për të shpëtuar sezonin do të tregohej më kërkues në fushën e lojës.
Megjithë përpjekjet e dy skuadrave për të shënuar, fraksioni i parë i ndeshjes do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërkohë që rikthimi në fushë do të rezervonte tjetër skenar për këtë sfidë. Në minutën e 57-të, Shkumbini do të kalonte në avantazh me Mustafaj, duke i dhuruar një surprizë të hidhur vlonjatëve. Këta të fundit do të reagonin dobët, ndërkohë që vendasit do të dyfishonin rezultatin në minutën e 71-të. Mustafaj do të ndëshkonte sërish Flamurtarin me golin e dytë dhe në të njëjtën kohë do t’i jepte një goditje të rëndë skuadrës së Maganit.
Të shokuar nga rezultati vlonjatët vetëm sa do të shënonin golin e nderit me Veliun në limitet e kohës së rregullt, por nuk do të evitonin humbjen e rëndë që i ka kushtuar vendin e parë të renditjes.
Merr kryesimin me dy pikë më shumë Skënderbeu që e ka patur shumë të lehtë fitoren në “Qemal Stafa” kundër Dinamos. Në ndeshjen tjetër të javës së 28-, Tirana ka shaktërruar 6-1 Elbasanin. Kjo javë e Superligës vijon me tre sfidat e ditës së shtunë: Teuta-Besa, Kastrioti – Bylis dhe Laci – Vllaznia.
Nertan Prifti