Qosja Jo luftes ne veri te Kosoves

Akademiku Rexhep Qosja ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duke kritikuar ashpër partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Qosja ka akuzuar këto dy parti se po kërkojnë të fusin Kosovën në luftë.
“Le të luftojnë ata vetë nëse kërkojnë luftë, LDK dhe Vetëvendosje”, ka deklaruar Qosja. Sipas tij, qeveria kosovare duhet ta shmangë dhunën në veri.
“Qeveria jonë nuk duhet të përdorë dhunë. Nuk duhet të fillojë luftë në veri të Kosovës. Jo më kot në Kosovë është KFOR-i”, ka nënvizuar Qosja.
Megjithatë, ai ka shprehur bindjen e tij se, nëse do të jetë e nevojshme, Thaci, Krasniqi, Ceku, Haradinaj dhe Limaj do të luftojnë sërish.
Pak ditë më parë deputetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës inkurajuan KFOR-in që të fillojë me largimin e barrikadave në veri nëse kjo nuk bëhet vullnetarisht.
“Inkurajojmë KFOR-in që ta cojë aksionin deri në fund. Dhashtë Zoti që ata të bandave të kenë të mbushur mendjen, nëse jo, atëherë KFOR-i duhet ta kryejë këtë punë, e cila është ekskluzivisht e KFOR-it”, deklaroi Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.
Ndërsa në lëvizjen Vetëvendosje vlerësuan se qeveria nuk duhet t’i varë shpresat tek misionet ndërkombëtare që kanë qëndrim neutral ndaj shtetit të Kosovës.
“Kjo për shkak se, në njërën anë baza e tyre juridike nuk është ajo që e njeh pavarësinë e Kosovës. Pra, ata e quajnë vetën neutralë karshi statusit të Kosovës meqë bazohen në rezolutën 1244. Dhe në anën tjetër, nuk mund të presim ne që shtetet e tjera t'i kryejnë punët Kosovës. Duhet të merremi vetë me ato punë”, u shpreh Visar Ymeri, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR nuk arrin të kalojë barrikadat
Përpjekjet e KFOR-it për te depertuar nëpërmjet rrugëve tokësore në veri të Kosovës kanë dështuar gjatë së martës, pavarësisht se afati i dhënë serbëve për të larguar barrikadat ka skaduar. Kërkesa e KE për veriun e Kosovës
Progres-raporti i Komisionit Evropian për Kosovën propozon që, për zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit të hartohet një strategji gjithëpërfshirëse për vendosjen e rendit dhe ligjit. Kosovë, dështon privatizimi i PTK-së
Qeveria e Kosovës pritet të nisë nga e para procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kjo pasi një nga ofertuesit më serioz për ta blerë kompaninë më fitimprurese në Kosovë. Shpërthim në veri të Mitrovicës
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar natën mes së dielës dhe të hënës në veri të Mitrovicës. Ban Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm.
Lajmet kryesore
Kërkesat për azil, alarmante
Vetëm nga Shkodra 50 raste shkojnë në një ditë
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, vdes i riu shqiptar
Ndërtimi godet buxhetin