Bie indeksi i aksioneve japoneze

Në ditën e parë tregtare pas tërmetit katastrofik tregjet japoneze të aksioneve kanë qenë nën presion të madh.
Indeksi Nikkei ra menjëherë nën nivelin e rëndësishëm psikologjik prej 10 mijë pikëve. Banka Qendrore e Japonisë vuri në qarkullim në tregun financiar rreth 62 miliardë euro.
Nga shkatërrimet dhe reduktimet e paralajmëruara të energjisë elektrike janë prekur shumë ndërmarrje industriale në mesin e tyre edhe prodhuesi i makinave Toyota.