E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembull për pagesën e kontributeve

Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë, duke filluar nga 01.07.2010 është 3 633 lekë, e cila ndryshon në çdo vit kalendarik. Edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do paguhen me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5% nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3% e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6% e kontributeve. Për të qenë më konkretë, një shtetas ka gjithsej 15 vjet periudhë kohore të ndarë në 12 vjet periudhë sigurimi dhe tre vjet të pambuluar me sigurim. Ai dëshiron t’i mbulojë këto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi i interesuar do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën 3-vjeçare. Më konkretisht, pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë x 12 muaj x 3 vjet = 130 788 lekë (për tre vjet).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›