E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie indeksi i besimit ne Eurozone

Muaji nëntor ka shënuar një rënie të besimit në të ardhmen e ekonomisë së Eurozonës. Sipas të dhënave të Komisionit për cështjet ekonomike dhe monetare të europës, niveli i besimit mbi ekonominë është përkeqësuar në 15 vende, duke përjashtuar Italinë dhe Poloninë, të cilat kanë regjistruar një përmirësim të besimit.

Por në total për të gjitha vendet e eurozonës, europianët janë shprehur pessimist mbi të ardhmen e ekonomisë së tyre duke e ulur indeksin e besimit me 1 pikë. Komisioni i BE ka deklaruar se muaji nëntor ka shënuar edhe lekundjen e nëntë në radhë të indeksit që në Eurozonë rregjistron pritjet e ndërmarrjeve. Mbi këtë indeks, lexohet në raportin e Brukselit, kanë ndikuar një pesimizëm i lartë mbi rezultatet dhe perspektivat e prodhimit,ecurisë së kërkesës së brendshme dhe eksportet.

Për sa i takon indeksit të përgjithshëm mbi ekonominë, të dhënat e Brukselit tregojnë se në Francë dhe Hollandë janë regjistruar lëkundjet më të mëdha mes vendeve të Eurozonës, respektivisht me -3,7 dhe -1,8 pikë, kundrejt një lekundjeje me 1,1 të shënuar në të gjithë BE. Ndërsa Italia dhe Polonia kanë regjistruar një rritje të indeksit të besimit afër nivelit të 1 pikëve, Spanja me një rritje të moderuar, ndërsa Gjermania , është i vetmi vend që qëndron mbi mesataren europiane ende në një afat të gjatë kohe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›