Kapet rreth 150 kg drogë në “Meksikën” e Shqipërisë

Policia bëri me dije se nga operacioni “Vesa e Mëngjesit”, është sekuestruar lënda narkotike, ndërkohë që një person ka përfunduar në pranga, me iniciale M.H, 17-vjeç.
Një tjetër shtetas nga Lazarati, me iniciale K.S, është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. Sasia e drogës u sekuestrua në një automjet pa targa që ishte nisur në drejtim të Sarandës, e më pas në drejtim të Greqisë.
Sekuestrimi i drogës u bë pasi policia kishte marrë informacione paraprake dhe kishte ngritur një postbllok. Mësohet se droga ka dalë nga fshati Lazarat, i famshëm për prodhimin e kësaj lënde narkotike. /Start/
2011-10-30 08:52