E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie interesi për kartat e identitetit

Ritmi i pajisjes me karta identiteti pas zgjedhjeve ka rënë pothuajse në zero, aq më tepër pas refuzimit që një numër institucionesh i kanë bërë këtij dokumenti. Por një numër gjithnjë në rritje personash vazhdojnë të aplikojnë për pasaporta biometrike. Për muajin korrik nga zyrat e shërbimit postar të Qarkut të Kukësit janë lëshuar 600 kuponë për pasaportat biometrike, ndërkohë që e njëjta zyrë pohon se shumë më të pakta kanë qenë blerjet e kuponëve për kartat e identitetit. Duke qenë muaji i parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, si dhe sezon pushimesh, specialistët e drejtorisë në fjalë vlerësojnë se gjatë muajve në vazhdim do të ketë ritme të mira ne pajisjen e shtetasve me dokumentacionin e nevojshëm, sidomos me pasaporta biometrike. "Në dhjetëra shtetas që blejnë kuponë aplikimi për pasaportë, vetëm dy-tre persona blejnë kuponë për karta identiteti", sqaroi nëpunësi i postës në Kukës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›