Rriten pagat në spitalin e Durrësit
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor vijon me rritjen e pagave për punonjësit e institucioneve mjekësore. Pas përfitimit të pagave të reja nga ana e punonjësve të spitaleve në rrethe, edhe spitali i Durrësit është përfshirë në rritjen e pagave për vitin 2009. Këshilli administrativ i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor vendosi dje rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e këtij spitali. Kështu, rritja mesatare për personelin e spitalit të Durrësit është 8% dhe hyn në fuqi nga 1 maji 2009. "Sot një pagë mesatare e mjekut në spitalin e Durrësit bëhet 61 mijë lekë të reja, duke e bërë këtë spital mjaft kompetitiv dhe me qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Spitali i Durrësit, duke qenë i pari në skemë (që nga viti 2001) ka përfituar rritje të konsiderueshme vit pas viti. ISKSH-ja është e vendosur të vijojë me ritme të larta rritjen e pagave edhe në spitalet e tjera rajonale, të cilat u përfshinë në skemën e sigurimeve në fillim të vitit 2009", tha në mbledhjen e këshillit administrativ drejtoresha e përgjithshme e ISKSH-së, Elvana Hana. Nga ky vendim përfitojnë: 158 punonjës me arsim të lartë, me një rritje page mesatare rreth 6%, ose në vlerë absolute rritja bruto është 3 500 lekë. Paga mesatare bëhet 60 918 lekë. 326 punonjës të infermieristikës, me një rritje page mesatare rreth 9%, ose në vlerë absolute rritja bruto është 3 125 lekë. Paga mesatare bëhet 36 680 lekë. Janë 217 personel teknik të cilët përfitojnë një rritje page prej rreth 6.7%, ose në vlerë absolute rritja bruto është 1 700 lekë në muaj. Paga mesatare bëhet 27 368 lekë.
Në rritjen e pagës së kësaj kategorie punonjësish rezulton të zbatohet edhe paga minimale e caktuar me VKM, e cila me ndryshimet e fundit ligjore është bërë 18 mijë lekë në muaj. Në total efektet financiare mujore të rritjes së pagave shkojnë 3 130 mijë lekë, nga të cilat 2 682 mijë lekë fond pagash dhe 448 mijë lekë sigurime shoqërore e shëndetësore. Deri në fund të vitit, efekti total i rritjes së pagave dhe sigurimeve shoqërore për personelin e spitalit Durrës është rreth 22 milionë lekë. Ky efekt financiar i rritjes së pagave do të përballohet nga buxheti i akorduar për spitalin e Durrësit për vitin 2009.