Dialogu, Robert Kuper nesër në Prishtinë
Nesër pritet që ndërmjetësuesi i bisedimeve Kosovë- Serbi Robert Kuper të vizitoj Kosovën. Mediat kosovare raportojnë se gjatë kësaj vizite do të flitet vetëm për aspekte të karakterit praktik sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Dy zëvendëskryeministra të Kosovës, Edita Tahiri e Hajredin Kuçi, deklaruan për mediat se gjatë vizitës së Kuperit në Prishtinë do të flitet vetëm për temat që dështuan të diskutoheshin në takimin e shtatorit në Bruksel për shkak të mos paraqitjes së ekipit serb.
Ndërkohë që rikthimin në dialog, Beogradi zyrtar e ka kushtëzuar me gjetjen e një zgjidhjeje për veriun e Kosovës, ku ekstremistë serbë lokalë kanë bllokuar rrugët drejt dy vendkalimeve me barrikada në shenjë proteste për vendosjen e policëve dhe doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë.