Bie krahu lëvizës i pusit,plagoset rëndë naftëtari

09/04/2005 Aksidenti i radhës ka ndodhur në punë
FIER - Një 49-vjeçar, punëtor nafte, është aksidentuar rëndë në punë. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13.00, në sektorin 5 të ndërmarrjes së prodhimit në Patos. Shtetasi Hekuran Lame, banues në qytetin e Patosit, i martuar, me një fëmijë, është aksidentuar rëndë gjatë punës së tij si pompist.
Ngjarja bëhet e ditur nga shokët e tij të ndërresës së parë të këtij sektori, të cilët menjëherë e kanë çuar në spitalin civil të Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve të para, marrë në vendngjarje, punëtorit 49 vjeçar i ka rënë vulfi, krahu lëvizës i pusit, mbi shpinë dhe e ka dëmtuar rëndë në organet e brendshme. I dëmtuari është çuar në repartin e reanimacionit në pavionin e kirurgjisë dhe tashmë është në mbikëqyrjen e mjekëve dhe kirurgëve të këtij reparti.
Ngjarja
Ka qenë ora 13.00 e ditës së djeshme, kur punëtorët e ndërresës së parë po punonin në një pus nxjerrës në zonën e Zharrëzës të sektorit 5 në ndërmarrjen e prodhim naftës Patos. Punëtori i kësaj ndërrese, Hekuran Lame, ishte i vetëm në momentin kur papritur i ka rënë vulfi i pusit dhe një zhurmë e madhe është dëgjuar. Sipas njërit prej shokëve të tij, mësohet se shkaku ka qenë aksidental, por nuk dinte me siguri nëse ishte gabim i punëtorit të naftës, apo mungesë të sigurimit-teknik në punë. Një gjë të tillë do ta vëndosë komisioni i specialistëve ditën e sotme që do të shqyrtojë mbi ngjarjen.
Menjëherë janë afruar shokët e punës dhe e kanë gjetur në gjendje shumë të rëndë shokun e tyre, përdhe pranë grykës së pusit. Punëtori i naftës, sipas po këtyre burimeve, nuk kishte pse i afrohej vulfit të pusit dhe se ai diçka ka liruar pa dashje. Sipas këtyre burimeve, 49-vjeçari ka bërë një lëvizje të gabuar, ose ka shkelur rregullat e sigurimit teknik, gjë që ka stimuluar rënien e vulfit, i cili ka një peshë të madhe.
”Plagosja ka qenë aksidentale në punë - vetëm kaq kanë mundur të thonë shokët e tij, të cilët janë shpërndarë menjëherë në spital në qendrën e dhurimit të gjakut, pasi shoku i tyre ka një grup të rrallë gjaku”.
Spitali
Të afërmit e punëtorit ndodhen jashtë derës së reanimacionit në ankth. Sipas motrës së punëtorit të naftës, Fatmirës, vëllai i saj ishte i vetëm mes motrash. Ajo drithërohet nga lëvizjet e shpeshta të mjekëve dhe infermierëve dhe nuk dinte asgjë me
saktësi për shkakun e aksidentit, madje edhe nuk ia kishin sqaruar, pasi të afërmit nuk lejoheshin të hynin brenda. Brenda sallës, kirurgët bisedojnë zë ulët me njëri-tjetrin, të shqetësuar për shpëtimin e jetës së punëtorit të naftës, por nuk vendosin ta bëjnë operacion.
“Pacienti është në gjendje shoku traumatik - pohon për gjendjen e tij shefi i kirurgjisë Robert Meta, që do të thotë se ai ka pësuar shumë dëmtime njëherësh. Në trupin e tij gjejmë shumë thyerje kockash si dhe shembje të rrezikshme të organeve të brendshme. Janë bërë 2 eko, por nuk ka qenë nevoja t’i
bënim operacion, mushkëritë, shpretka, veshka janë të dëmtuara rëndë nga pesha e madhe e hekurit që i ka rënë sipër dhe i ka thyer kockat. Organet e brendshme janë të shtypura, ndërsa kockat janë thyer. Nuk dimë as ne ç’të bëjmë, por një gjë di me siguri. Nuk ka nevojë për operacion, shpresojmë ta çojnë në Tiranë, pasi ne nuk dimë më ç’t’i bëjmë”, saktëson Meta.
Burimet nga ndërmarrja pohojnë se punëtori ishte i siguruar dhe se kishte mbi 30 vjet në marrëdhënie pune shtetërore.
Precedentët
9 korrik 2004/ Marinëz
Shpërthen një pus gazi, digjet rëndë naftëtari
FIER – Një naftëtar u dogj në masën 75 për qind të sipërfaqes së tij, ndërsa dy të tjerë janë lënduar më lehtë, pas shpërthimit dhe ndezjes së një pusi gazi, në zonën naftë e gazmbajtëse të Marinzës, në rrethin e Fierit. Gjatë djegies së këtij pusi, është djegur dhe një traktor pastrimi.
Provokimi i kësaj fontane ndodhi për shkak të shpërthimit të shtresës së gazit brenda në pus, gjatë kontakteve e goditjeve fizike të një traktori, i cili po punonte pranë tij.
Ka qenë momenti kur punëtori i pastrimit, Nikolla Toromëni, kishte shkuar ende pa u shkaktuar ndezja dhe shpërthimi për të mbyllur saraçineskën e pusit dhe në këtë moment ka shpërthyer gazi, nga goditjet e traktorit që po nxirrte në këtë kohë pajisjet e nëntokës purtekat etj.
Bashkë me Toromënin, pak më lehtë u lënduan edhe dy naftëtarë të tjerë, të cilët kanë marrë plagë më të lehta djegie dhe jeta e tyre është jashtë rrezikut.
6 shkurt 2005/ Belinë
Ngrohej në mangall asfiksohet naftëtari
FIER - Një 43-vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa ishte në turnin e tretë në ndërmarrjen e naftës Marinëz, sektori 4 në Belinë, ku viktima punonte prej 12 vjetësh. Bujar Kadiu, baba i 3 fëmijëve, ka gjetur vdekjen, në dhomën e cila shërbente për shlodhje të punonjësve të turnit të tretë të naftës, në këtë sektor.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të komisariatit të policisë Fier dhe ekspertë kriminalë, të cilët pas veprimeve të para proceduriale, kanë konstatuar se vdekja kishte ndodhur si pasojë e asfiksisë nga karboni i lëshuar nga djegia e kartonave dhe prushit me dru zjarri.
Dhoma ka qenë hermetike dhe e paajrosur. Vdekja është përshpejtuar, sipas mjekut ligjor, dhe nga sasia e alkoolit, e cila iu gjet në trup pas ekspertizës në morgun e qytetit, ku u shoqërua viktima.
Të pranishëm kanë qenë në vendngjarje dhe 4 drejtues më të lartë të kompanisë Albpetrol.