Arrestim i përkohshëm i UNMIK

09/04/2005 Flet i vëllai, Agim Malaj: Na morën pasaportat dhe na i kthyen përsëri
Arrest i përkohshëm i policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë për vëllezërit Malaj, Avni Biberajn dhe shoferin e makinës me të cilin ata udhëtonin në Prishtinë. Mjeti me të cilin transportohej i plagosuri nga Tropoja është ndaluar dhe pasaportat e udhëtarëve janë marrë për verifikime nga agjentët e policisë. Ndërkombëtarët kanë komunikuar me policinë shqiptare dhe mesazhi përgjigje ka ndryshuar situatën. Agim Malaj është rikthyer për të marrë pasaportën, ndërsa Avni Biberaj është larguar, duke lënë në duart e policisë dokumentin e tij të identifikimit. Veprimi i tij mund të jetë kushtëzuar nga fakti se ai është i dënuar nga gjykata e Tiranës me katër vjet burg për pjesëmarrje në sulmin ndaj komisariatit të Bajram Currit, pesë vjet më parë.
Malaj
Riza Malaj po kurohet në spitalin e Prishtinës. Të afërmit që janë pranë tij, thonë se gjendja është ende e rëndë dhe mjekët po punojnë që ta largojnë nga rreziku për jetën. Plagët që ka marrë nga shpërthimi dy ditë më parë, kanë qenë të rënda dhe dëmtimet janë tepër serioze. 37-vjeçari u plagos duke peshkuar, kur lënda plasëse shpërtheu në momentin që ai po bënte ndezjen e saj.
Policia
Riza Malaj është në gjendje të rëndë, mjekët ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre pas ekzaminimit të bërë ditën e djeshme. Policia e Shtetit ka komunikuar me UNMIK-un dhe u është përcjellë kartela e të plagosurit. Gjendja në të cilën ndodhet nuk ka mundësuar asnjë veprim të policëve që ruajnë rendin dhe sigurinë në Kosovë. Agim Malaj, vëllai i të kërkuarit të plagosur ka pohuar se i ka ndaluar policia në Prishtinë. Sipas tij, ka qenë një ndalesë për të marrë dijeni për të plagosurin. U kanë dorëzuar pasaportat dhe më pas i kanë njoftuar se duhet t’i marrin dokumentet e identifikimit. Ai ka pohuar se nuk janë shoqëruar dhe gjendet pranë të vëllait në spitalin e Prishtinës.
Plagosja me eksploziv
Riza Malaj u plagos dhe dëmtua rëndë nga një shpërthim eksplozivi, teksa gjuante peshk në lumin Valbonë, dy ditë më parë, rreth orës 17.00 të pasdites. Malaj ka pasur në një makinë aty pranë dhe dy fëmijët e tij, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar gjë nga shpërthimi. Dinamiti ka shpërthyer në momentin kur Malaj po e ndizte për ta hedhur më pas në lumë. Afërsia dhe forca e madhe goditëse kanë shkaktuar plagë të rënda, por sërish Rizai shpresohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet në sy dhe në kokë ende nuk janë të konfirmuara se në cilën shkallë janë nga specialistët përkatës, por pas ekzaminimit ata pohojnë se riaftësimi shëndetësor është i mundshëm dhe po punohet me intensitet për këtë gjë. Sapo ka ndodhur shpërthimi, një banor i Bujanit, që po ruante bagëtitë aty pranë, ka lajmëruar menjëherë familjen. Vëllezërit dhe të afërmit e Rizait kanë vajtur dhe kanë marrë të plagosurin dhe e kanë nisur drejt spitalit.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar me pesë vjet burg
Akuzohet për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë se ka qëlluar mbi ish-shefin e komisariatit Ylber Duraku, pjesëmarrës në mitingun e paligjshëm, kur u sulmua komisariati i Tropojës, më 28 nëntor 2000 dhe incidente të tjerë, por asnjëherë për plagosje, vrasje, apo tentativa të veprave penale të kësaj natyre. Gjykata e Tiranës e ka dënuar afro dy javë më parë me pesë vjet burg për ngjarjen e 28 nëntorit. Sipas policisë, më 12 tetor 2003, Riza Malaj, si kandidat për kryetar komune në Bujan të Tropojës, ka hyrë në Komisionin Qendror Vendor të Zgjedhjeve dhe ka nxjerrë jashtë anëtarët me dhunë. Malaj ka pranuar se ka hyrë në qendër, ka takuar përfaqësues të OSBE-së dhe vëzhgues të tjerë, të cilëve u ka njoftuar se po i vjedhin votat. Pastaj komisioni ka pezulluar punën. Tri ditë më pas, Malaj është bërë protagonist i një tjetër incidenti. Ka vajtur në Drejtorinë e Arsimit në Bajram Curri dhe, sipas policisë, është grindur me drejtoreshën. Ndërsa Malaj ka thënë se ka shkuar qetësisht te ajo, e cila sapo e ka parë ka njoftuar menjëherë policinë në telefon. Në të njëjtën çështje është i dënuar dhe Avni Biberaj, që ka qenë duke shoqëruar dje në Kosovë, Riza Malajn e plagosur. Biberaj është dënuar me katër vjet heqje lirie.
Riza Malaj
Riza Malaj ka lindur në Bujan më 14 maj të vitit ‘68. Në këtë fshat ka kryer shkollën fillore dhe 8-vjeçare. Në vitin '84 është arratisur jashtë vendit dhe ka shkuar në Nju-Jork, ku ka mbaruar edhe arsimin e mesëm. Deri në vitin '92 ka punuar kryesisht kamerier në lokale të ndryshme të Nju-Jorkut. Rikthehet në Shqipëri në vitin '92. Në vitin 2000 merr pjesë në mitingun e ish-kryeministrit Ilir Meta në Bajram Curri.
Ngjarja e 28 nëntorit 2000
Pesë vjet më parë pas një mitingu pjesëmarrës në këtë protestë, janë përplasur me forcat e policsë. Shkëmbim zjarri mes palëve dhe pasoja ka sjellë të vdekur. Syl Lusha ka qenë një nga protestuesit që është qëlluar nga policia në oborrin e komisariatit dhe ka mbetur i vdekur. Mes banorëve të Tropojës ka pasur dhe të tjerë të plagosur. Prokuroria ka nisur më pas hetimet, duke e ndarë çështjen në tre grupe, me nga pesë të pandehur. Procesi maratonë ka dhënë vendime vetëm dhjetë ditë më parë në Gjykatën e Tiranës në Shkallën e Parë.