Të rintë dhe gratë, shumë kurse profesionale, pak të punësuar
09/04/2005 Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale duhet të orientojë të papunët e regjistruar drejt kurseve të kualifikimit profesional, Minsitria e Arsimit duhet të përshtasë kurrikulat e arsimit profesional sipas këkresave të tregut, dhe Minsitria e Ekonomisë të orientojë punëmarrësit në përzgjedhjen e kontigjentit të punëtorëve. Këto janë konkluzionet e Konferencës Tripalëshe me temë: “Mbi politikën e punësimit në Shqipëri”, organizuar dje nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe ILO (Organizatat Ndërkombëtare e Punës).
Brenda këtij kuadri, ky dokument ka identifikuar një sërë fushash prioritare, ku kërkohet të arrihet progresi dhe ku duhet të kryhet monitorimi.
Në një shkallë të gjerë, problemet shqiptare të punësimit kanë si shkak faktin që punësimi është parë më shumë si derivat i politikave makroekonomike sesa si shqetësim qendror i të gjithë politikave ekonomike dhe sociale. Kjo gjë po ndryshon dhe Strategjia Kombëtare per Zhvillimin Ekonomik dhe Social në Shqipëri përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të politikave ekonomike dhe sociale.
Shqipëria po përballet me mospërputhje serioze të aftësive në tregun e punës. Eshtë parësore të përmirësohet aksesi, cilësia dhe efektiviteti i sistemit arsimor. Për të arritur këtë, është e nevojshme të rriten investimet publike në arsim dhe posaçërisht të zhvillohet mundësia e të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes formimit dhe trajnimit profesional sipas nevojave të tregut të punës.
Sistemi i formimit profesional në Shqipëri përbëhet nga 9 qendra trajnimi publike të vendosura në qytetet kryesore (Tirana, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër, Kavajë dhe Tepelenë). Qeveria është duke investuar aktualisht për të patur një mbulim gjeografik më të plotë me Qëndra Publike të Formimit Profesional. Dy Qendra të Reja janë duke u ndërtuar në Elbasan dhe Fier QFP zhvillojnë kurse afatshkurtra (nga 6 javë deri 4 muaj) ndërmjet të tjerave, gjuhë të huaj, mësim kompjuteri, rrobaqepësi, parukeri, hidraulike dhe sekretari. Kurset më të kërkuara janë gjuhët e huaja dhe kompjuteri, të cilat pasqyrojnë kërkesat e reja të tregut të punës. Përgjithësisht pjesëmarrësit janë persona të regjistruar si punëkërkues, por ka edhe punëtorë që rrezikojnë të kthehen në të papunë dhe kërkojnë të përmirësojnë perspektivat e punësimit të tyre. Ata janë kryesisht të rinj dhe femra. Në sistemin e arsimit dhe formimit profesional ka disa të dhëna për një tendencë të ndarjes gjinore të punëve, gjë që inkurajon gratë e reja të trajnohen në profesione tradicionale femrash, të cilat mund të mos kontribuojnë në rritjen e mundësive të tyre për punësim dhe sigurimin e të ardhurave.
Ministria e Punës licenson dhe akrediton hapjen e qendrave private të formimit profesional (150 qendra private dhe kjo shifer është në rritje për arsye të cilësisë së shërbimit që ato japin) si për Subjektet Private dhe për OJF-të. Rreth 600 000 deri në 800 000 shqiptarë (kryesisht të rinj), vlerësohet se punojnë jashtë vendit, shumica e tyre në Greqi dhe Itali.
Reduktimi i niveleve të punësimit në vitet 1990 ishte si rezultat i reduktimit të punësimit në sektorin publik. Numri i punësimeve në sektorin publik ra në mënyrë dramatike nga 850 000 në vitin 1991 në 186 000 në vitin 2002. Kjo rënie në sektorin publik të punësimit ishte kryesisht si pasojë e privatizimit masiv të ndërmarrjeve me pronësi shtetërore. Sektori industrial (veçanërisht ai i nxjerrjes së mineraleve, metalurgjisë, pajisjeve, industrisë kimike, tekstile dhe të letrës), ishte sektori që u prek më shumë. Në vitin 2002, rreth 80 për qind e totalit të punësimit ofrohet nga sektori privat. Në Shqipëri punësimi informal në sektorin privat, si në zonat urbane dhe në zonat rurale, është shumë i lartë.