Inxhinieritë, të dyfishohet tarifa e shkollimit së studentit

09/04/2005 Senati i Universitetit Politeknik vendos t’i kërkojë Ministrisë së Arsimit tarifën minimale 20 mijë lekë të reja
Senati i Universitetit Politeknik vendosi që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit, që tarifa minimale e shkollimi të jetë minimalisht 20 mijë lekë të reja, cila nga degët do të jetë më e kërkuara do të ketë dhe tarifën më të lartë.
Vitin e kaluar, tarifa e regjistrimit të studentëve, që do të hyjnë në vit të parë, u rrit nga 7.5 miljë lekë që ishte, në 10 mijë lekë. Këtë vit u mendua të dyfishohet.
Pedagogët
“Mendojmë që tarifa të rritet minimalisht 20 mijë lekë të reja, kështu çdo studenti i bie mesatarisht 100 lekë të reja në ditë. Ndërkohë që në javë studenti bënë 500 lekë të reja fotokopje. Kundrejt tarifës së shkollimit, ne do të vendosim dhe që çdo fakultet të ketë 5 deri 10 fotokopje, ku studentët fotokopjimin e leksioneve do ta bëjnë pa lekë”, thotë Rektori i Universitetit Politeknik, Përparim Hoxha.
Një tjetër pedagoge, anëtare e senatit, u shpreh se dhe vjet kjo tarifë u rrit nga 7 500 lekë të reja në 10 mijë lekë, por çfarë ju sigurua studentit, asgjë. Nga kjo tarifë, universitetit i sigurohet 1 milion lekë të reja në vit. Me këto lekë, sikur të mos dilnin urdhër pas urdhrash nga qeveria, do të kishte mundësi të ndryshonte gjithë infrastruktura. “Diplomimi i një inxhinieri shtetit i kushton 2 milionë e gjysmë lekë, por me anë të tarifës, studenti paguan vetëm 8 për qind të kësaj kosto”, thotë zëvendësrektorja Rajmonda Bualoti.
Këshill administrimi për manaxhim
Dekani i Fakultetit Elektrik, Gëzim Karapici, u shpreh në mbledhjen e senatit që për të menaxhuar këto të ardhura të mblidhet Këshilli Administrativ, që të ekzekutojë në rang fakulteti e departamenti. Në këtë këshill duhet të marrin pjesë dhe përfaqësues nga Qeveria Studentore, që të jenë të bindur që këto lekë do të investohen për ta, do të kthehen në banka dhe kompjutera.
Për ata që s’kanë të paguajnë
Për ata studentë që s’kanë të paguajnë, në ndihmë do t’ju vijë kredia bankare. Vetëm arsimi 9–vjeçar është i detyruar dhe duhet të mbulohet tërësisht nga shteti, ishte arsyetimi i një pedagogu. Ndërsa dekani i Fakultetit Elektrik, Gëzim Karapici, u shpreh se shteti duhet t’i japë hua, me interes minimal studentit, i cili do t’ia kthejë kur të mbarojë studimet.
Përsëri konkurset, në javën e parë të shtatorit
Në mbledhjen e senatit, dekanët diskutuan dy ide, të zhvillonin konkurset në javën e fundit të korrikut dhe ideja e dytë ishte për në javën e parë të shtatorit, sikundër dhe vitet e kaluara. Përsëri me shumicë votash fitoi ideja për t’u zhvilluar konkurset në javën e parë shtatorit. Pedagogët e hodhën poshtë idenë e korrikut për disa arsye si më 2 korrik është provimi i maturës e ndërsa maturantët janë të ngarkuar direkt më 26 korrik i bie të hyjnë në konkurs. Vet pedagogët e pranuan faktin që konkursi nuk kishte si bazë vetëm njohuritë e gjimnazit, kështu që përgatitja është e domosdoshme. Shefi i Profesoratit, Ismail Hoxha, u shpreh se kjo bie në kundërshtim me ligjin, pasi iu hiqet mundësia e konkurrimit atyre që kanë provim në vjeshtë. Zëvendësrektorja, Rajmonda Bualoti tha se periudha e konkurseve korrespondon me ato të provimit të vjeshtës dhe në sekretari krijohet shumë amulli. Megjithë diskutimet e shumta, konkurset u lanë në periudhën e zakonshme, javën e parë të shtatorit.