Bie makina ne humnere nje i vdekur tre te plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e se dielës në aksin Milot-Burrel, ku një automjet në të cilin udhëtonin katër persona përfundoi në humnerë në afërsi të Shkopetit dhe për pasojë njëri humbi jetën, trupi i të cilit u gjet vetëm sot, ku u nxor nga nga ujërat e Shkozetit.
Nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se tre persona janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak të Tiranës, dhe ata janë Gazmir Lusha 36 vjeç, Aleksandër Hasi, 30 vjeç dhe Zamir Çela 30 vjeç. I zhdukuri ishte një 23 vjeçar, i cili udhëtonte bashkë me tre të tjerët, por trupi i tij u nxor sot.
Ngjarja ka ndodhur në sektorin “C” të rrugës për në Burrel aty ku ndodhet një kthesë të fortë dhe shkak mendohet shpejtësia e automjetit. Gjatë natës dhe gjatë ditës së sotme polumbarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurit.