E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami dekoron Kontigjentin OMLT 1

Ministria e Mbrojtjes ka dekoruar sot Kontigjentin OMLT 1 (trajnues), i cili përfundoi misionin në Afganistan. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami teksa i ka uruar misionarët e paqes për realizimin me sukses të këtij misioni sa të rëndësishëm po aq edhe të vështirë, si dhe kthimin shëndoshë e mirë në atdhe, ministri Imami ndër të tjera tha se një mision të tillë na vendos në nivelet më të mira, të krahasueshme me ushtritë e tjera të vendeve të NATO-s.
Ministri Imami falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm për kontributin, por edhe për besimin që kanë ndaj Forcave të Armatosura Shqiptare. Në përfundim të ceremonisë, ministri i Mbrojtjes Imami i akordoi komandantit të këtij kontigjenti, nënkolonel Arjan Hilaj, medaljen “Për pjesëmarrje në Shërbime Ndërkombëtare”, ndërsa 19 ushtarakëve të tjerë të këtij kontigjenti, iu akordua medalja “Për shërbime të veçanta”. Kontigjenti OMLT-1 u zëvendësua në fillim të muajit mars nga Kontigjenti OMLT 2, të cilët do të kryejnë misionin OMLT (trajnues) në Kabul në kuadër të NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›