Te perndjekurit perkujtojne gjeologet e pushkatuar

Instituti i të përndjekurve politikë ka zhvilluar sot një simpozium përkujtimor kushtuar gjeologëve të naftës, të cilët zbuluan naftë në rezervuarin gëlqeror të Visokës. Në ambjentet e Akademisë së Shkencave u shfaq edhe një dokumentar kushtuar shkencëtarëve Koço Plaku, Beqir Aliaj dhe Lipe Nashi, që u burgosën dhe u pushkatuan nga regjimi i Enver Hoxhës. Drejtori i Instituit të të përndjekurve politikë Simon Miraka tha se regjimi komunist vrau mijëra njerëz të pafajshëm nga gjyqe të sajuara e akuza të paqena.
Nuredin Skrapari pjesë e grupit të gjeologëve e cilësoi gjyqin e vitit 1976 si një tragjedi të inteligjencës së naftës.
Grupi i gjeologëve të naftës si Koço Plaku, Beqir Aliaj, Petraq Xhacka, Milto Gjikopulli, Enriko Veizi e Protoko Murati në maj të vitit 1963, zbuluan naftë në rezervuarin gëlqerore të Visokës, në kundërshtim me mendimin e rusëve, se në gëlqerore nuk ka naftë dhe orientuan punimet nga vendburimi i Patosit në drejtim të veriperëndimit, në Marinëz, ku në Qershor të vitit 1957 shpërtheu fontana. Grupi i gjeologëve u akuzua për sabotim dhe spiunazh nga regjimi i asaj kohe, ku u një pjesë e tyre u dënuan me pushkatim ndërsa të tjerë qëndruan shumë vite në burg.