E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajnim falas i shqiptareve per punesim ne Itali

Ata që dëshirojnë të punësohen në Itali në sektorët e hoteleri turizmit, ndërtimit, industrisë tekstile apo agrozooteknikës deri më datë10 prill mund të aplikojnë pranë sporteleve të emigracionit në 12 zyrat rajonale të punës për të përfituar nga kurset e formimit gjuhësor dhe profesional, ku mund të pajisen me një çertifikatë profesionale që njihet në tregun ndërkombëtar të punës dhe me pas të përfitojnë nga projekti i parë pilot i nënshkruar mes Ministrisë së Punës shqiptare dhe asaj italiane me qëllim punësimin e shtetasve shqiptarë në vendin fqinj.
Për të koordinuar flukseve migratore dhe për të lehtësuar bashkëpunimin, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale të Italisë tashmë ka ngritur Zyrën e Koordinimit Vendor në Shqipëri, e cila vepron në bashkëpunim me Përfaqësinë Diplomatike Italiane dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Zyra lehtëson shkëmbimin e informacionit, duke nxitur bashkimin e kërkesës me ofertën për punë ndërmjet tregjeve të të dy vendeve tona. Kjo zyrë është një mbështetje e fuqishme për operatorët publikë dhe privatë që operojnë në tregun italian dhe shqiptar e punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›