E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce te djathtet po pedonales jo buxhetit

Këshilltarët e djathtë megjithë diskutimet disa orëshe kanë pranuar të miratojnë projektin për kthimin e shëtitores Shën Gjergji në zonë pedonale, i cili do të financohet nga Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe bashkia e Korçës, ndërsa buxheti për 2012 është miratuar vetëm nga këshilltarët e majtë, pasi pala tjetër ka kërkuar kohë për tu njohur me materialet.Më herët këshilltarët e djathtë I kanë kërkuar bashkisë të bëjë transparente detajet e projektit të qendrës së qytetit, I cili sipas tyre ,duhet të jetë jo vetëm në funksion të qytetarëve , por duhet të marrë në konsideratë edhe kërkesat e më tepër se 80 bizneseve ,që kryejnë aktivitet në këtë zonë. Sipas tyre,edhe këtë herë ,bashkia po paraqet për miratim një project ,I cili as është konsultuar me grupet e interest dhe as është bërë pjesë e diskutimeve publike me qytetarët. Kreu i bashkisë së Korçës ,Niko Peleshi u ka kërkuar këshilltarëve të opozitës ,që të jenë konstruktivë në diskutimet e tyre dhe të mos i japin debatit ngjyra politike,në kohën kur bëhet fjalë për një investim me vlerë rreth 1 milion euro, i cili do t'u shërbejë, jo vetëm qytetarëve të Korçës ,por edhe turistëve dhe vizitorëve. Kështu kreu i bashkisë mori konsensin për këtë projekt, por iu desh të kalonte buxhetin vetëm me votat e të vetëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›