E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga autorit të vrasjes për hakmarrje, si nisi historia

Baftjar Llanaj, viktima e djeshme është i treti në radhë në zinxhirin e hakmarrjes. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije faktin, ndërkohë që pohojnë se ende nuk është zbardhur plotësisht ngjarja. Në komunikatën zyrtare bëhet me dije se bëhet fjalë për një vrasje të organizuar. Gëzhojat e gjetura, të qitura nga më tepër se një armë, si dhe ekzaminime të para, kanë hedhur dyshime për një krim, ku kanë marrë pjesë më tepër se një person. Aktualisht për ngjarjen policia ka arrestuar Fatmir Petraj, 36 vjeç, banues në Selenicë.

Siç bëjnë me dije burimet zyrtare “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se dy ditë më parë rreth orës 18:30 në vendin e quajtur “Bishti i Malit”, në Bashkinë Selenicë të komunës Armen, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë për motive hakmarrjeje kanë vrarë me armë zjarri tip automatik Batjar Llanaj, 62 vjeç, banues në Selenicë;

Sipas policisë, Llanaj në fjalë ishte duke udhëtuar nga Selenica për në Vlorë me automjetin e tij tip Mercedes-Benz me targa VL 6368 C. Gjithashtu nga të shtënat me armë zjarri, në vendin e ngjarjes ka ngelur i plagosur dhe shtetasi Fatmir Petraj (personi i arrestuar), i cili ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Hetimet

Por burime të policisë flasin për ngjarje më të hershme. Ato datojnë rreth 12 vjet më parë. Asokohe pas një konflikti mbeti i vrarë kunati i Llanaj dhe pesë vjet pas kësaj vritet vëllai i Petraj, ngjarje kjo e ndodhur në kryeqytet. Familjarët e këtij të fundit fajësuan për këtë Llanaj dhe të afërm të tij. Mes dy familjeve konfliktet nuk mbetën këtu, por vijuan.

Mësohet se dy viktima po kthehej në Vlorë, nga pronat e veta. Rreth orës 18. 30, teksa me makinën e tij, ai është qëlluar për vdekje. Edhe autori I dyshuar ka mbetur I plagosur. Policia nuk ka marrë versionin e tij, për shkak të gjendjes shëndetësore. Por kështu pritet edhe ekzaminimi i gëzhojave të gjetura në vendngjarje, ndërkohë që në njoftimin zyrtar të drejtorisë së policisë së Vlorës bëhet me dije se ka persona të shpallur në kërkim, për të cilët nuk jepen informacione për shkak të hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›