E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, fryhet Buna, uji në periferi 1 metër e 70 cm

SHKODER-Rrethi i Shkodrës, lë pas ditën e 10 të përmbytjeve. Lumi Buna vazhdon të jetë i fryrë, dhe niveli i ujit në lagjet periferike të qytetit shkon deri në 1 metër e 70 cm. Komuna e Velipojës është e izoluar nga uji. Vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter në Velipojë, Bushat e Dajc.Ora 23:00- Vazhdojnë të jenë të bllokuara disa akseSipas të dhënave të fundit nga ministria e Brendshme vazhdojnë të jenë të përmbytura rreth 10.400 ha tokë dhe 2499, ndërsa janë evakuuar nga shtëpitë e tyre rreth 4780 persona. Ndërsa gjëndja e rrugëve në zonat e përmbytura paraqitet problematike në disa akse dhe disa të tjera janë të pakalueshme.Rruga nacionale Shkodër – Tiranë, tek Harku i Berdicës, është e kalueshme për të gjitha llojet e mjeteve. Në hyrje të Urës së Bunës eshte i veshtirë kalimi nga automjetet e vogla.Në komunën Dajç, rruga Shkodër – Dajç kalohet me kamionë me vështirësi, ndërsa rruga Pentar – Velipojë është e pakalueshme.Rruga Dajç – Pentar është e kalueshme me veshtirësi nga automjetet e larta (kamione), pasi ka sasi të madhe uji në në aksin rrugore Rrushkull-Shkallë Belaj. Komunikimi me fshatin Darragjat realizohet vetëm me mjete lundruese, pasi ka sasi të madhe uji. Rrugët nga qendra e komunës për në fshatrat Shirq, Samrish i Ri, Samrish i Vjetër e Rrushkull kalohet me kamiona, ndërsa rrugët për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga të gjitha mjetet. Furnizimet e banorëve të kësaj komune gjatë ditës janë bërë me tankerë dhe gomone, nga fshati Obot, ndërsa sot në mengjes ka shkuar edhe një autokolonë me ushqime nga rruga e Dajçit.Në komunën e Velipojës në vendin e quajtur Ura e Gjolulit, aksi Shkodër – Velipojë) eshte i pakalueshëm. Rruga nga Mali i Jushit – Velipojë kalohet me vështirësi me kamionë.Rruga e fshatit Luarëz është e pakalueshme nga automjetet. Furnizimet me ushqime e materiale të tjera të kësaj komune janë realizuar kryesisht me helikopter.Në komunën Bërdicë, aksi rrugor Harku i Bërdicës – Bërdicë kalohet vetëm nga kamionë dhe fuoristrada. Qarkullimi i automjeteve për në Komunën Bushat realizohet kryesisht në aksin rrugor Beltojë – Mali Hebe – Bërdicë, e cila kalohet nga të gjithë automjetet. Fshatrat Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Bërdicë e Sipërme dhe Trush janë pjesërisht të përmbytura, por në të gjitha këto fshatra rrugët janë të kalueshme nga automjetet e mëdha.Komuna Ana e Malit nuk ka problem në qarkullimin e automjeteve, përvecse në Obot. Për këtë komunë është krijuar vështirësi për qarkullimin e autoveturave të vogla në hyrje të Urës së Bunës. Lagjet periferike të Shkodrës. Në Bahçallëk nuk ka problem për qarkullimin e automjeteve.Në Ajasëm komunikimi me disa banesa që gjenden në pjesen e poshtme, afër bregut të lumit Drin, realizohet me mjete lundruese. Në lagjet Kiras e “S.Halili”, janë të përmbytura disa shtëpi të ndërtuara në afërsi të liqenit të Shkodrës me të cilat komunikimi realizohet me mjete lundruese..Ora: 19:37- Vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore është ngritur në Gjadër baza për shpërndarjen e ndihmave ushqimore drejt zonave të përmbytura. Në ndihmë të këtij operacioni kanë ardhur helikopterët italianë që pasi kanë shpërndarë ndihma në Velipojë, Dajc dhe Guri i Zi janë rikthyer në Farkë për furnizim.Duke folur për operacionin, komandanti i komandës mbështetëse, Gjeneral Xhemal Gjunkshi bëri të ditur se kanë mbërritur 74 ton ndihma nga Tirana në rajonin e Gjadrit.“Nga forcat e armatosura, nga komanda mbështetëse me të gjitha strukturat e saj, në bashkëpunim dhe me Gardën e Republikës u bë e mundur transportimi i 74 ton ndihma nga Tirana për në rajonin e Gjadrit për tu bërë gati e për tu shpërndarë sipas komunave” theksoi Gjunkshi.Gjatë një takimi me ekspertët italianë të mbrojtjes civile, ministri i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh se operacionet në këtë zonë janë shumë të vështira për shkak të rrugëve të bllokuara.Për të inspektuar procesin e shpërndarjes së ushqimeve të ujit të pijshëm dhe medikamenteve, Ministri Basha ka qenë në komunën Dajc, e cila konsiderohet më e prekura nga përmbytjet. Ministri Basha është shprehur i prerë në qëndrimin e tij se asnjë banor i evakuuar nuk do të kthehet në zonë pa u normalizuar situata.Nga policia e Shkodrës dhe nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme po ndërmerren konkretisht operacionet në terren për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve , ujrave si dhe po bashkëpunohet me strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuuimin e komunitetit në zonat e përmbytura.Nderkaq vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura në Shkodër. Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile bën të ditur se dëri në orët e mbrëmjes janë furnizuar me ujë e bukë fshat Obot dhe komuna e Dajcit, ndërsa nga Gjadri u transportua ujë për komunën Guri i Zi.Mësohet se helikopterët CH-47 kryen sot gjithsej 6 misione për shpërndarjen e ndihmave si, 16.5 ton ushqime dhe 16,1 ton ujë në rajonin Velipojë, Dajç dhe Guri i Zi. Komanda Mbeshtetese me 17 makina transportojnë ujë të pijshëm në komunën e Dajçit.Ora15:45- Të dhënat e fundit deri në orën 13:00Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Brendshme deri në orën 13:00 janë përmbytur 10400 ha tokë dhe 2499 banesa. Në qarkun e Shkodrës janë evakuuar në total 4780 vetë.Ndërsa KESH njofton se deri në orën 13:00 në hidrocentralin e Fierzës niveli është 291.01 m nga kapacitetit i lejuar 296 metër. Prurjet në Fierzë janë 440 metër kub në sekondë ndërsa derdhjet shkojnë deri në 900 metër kub në sekondë. Niveli i ujit të hidrocentralin e Komanit është 170.25 metra kundrejt kapacitetit të lejuar prej 175 metrave. Prurjet në Koman janë rreth 270 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet shkojnë deri në 1200 metër kub në sekondë. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës niveli i ujit është 74.47 metër ndërsa kapaciteti i lejuar deri në 76 metër. Kështu në të tre hidrocentralet niveli i ujit është pashtë kutos maksimale të lejaur. Prurjet në Fierzë arrijnë deri në 250 metër kub në sekondë, ndërsa derdhjet deri në 1550 metër kub në sekondë. Ndërsa në hidrocentralin e Ulëz Shkopetit niveli i ujit është 128.35 metër nga 128.80 metër. Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në terren për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave si dhe po bashkëpunojnë me strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura. Strukturat e ushtrisë po kryjne operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në Komunen Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Berdicë, Ana Malit, Bushat dhe Bashkinë Shkodër.Ora 14. 17 Dy varka drejt fshatit Suke per evakuimin e familjes RosaMenjëherë pas apelit të familjes bërë në tv NEWS24 dy varka të ushtrisë janë nisur drejt fshat Sukë të Dajcit për të bërë evakuimin e familjes së përbërë prej 5 anëtarësh. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i Shtabit të Emergjencës Civile Ridvan Dibra.Burrë e grua dhe tre fëmijët e tyre nuk kanë pranur të evakuohen në ditët e mëparshme pavarësisht apelit nga ana e forcave të ushtrisë. Në një komunikim telefonik, kryefamiljari Nik Rosa tregoi se niveli i ujit në banesën e tyre tashmë kishte vajtur në 2 metra dhe se kërkonin ndihmën urgjente për evakuimin e tyre.Ora 13.00 Familja nga fshati Suke i Dajcit: Na ndihmoni te evakuohemi, po rritet niveli i ujitNjë familje prej 5 anëtarësh nga fshati Sukë i komunës së Dajcit bën apel për evakuimin nga banesa. Në një lidhje telefonike në tv NEWS24, rreth orës 12. 41 minuta Nikë Rosa kryefamiljari ka bërë apel për evakuimin e familjes së tij pasi niveli i ujit sa vjen e rritet. Ai tregon se niveli i ujit është rritur gjatë ditës së djeshme dhe uji ka hyrë në katin e parë të banesës.“Na kanë ardhur për të na kërkuar të evakuohemi por nuk pranuam pasi nuk menduam se niveli i ujit do rritej kaq shumë. Na kanë ndihmuar me baza ushqimore, por tani na intereson jeta. Ju lutem na ndihmoni. Niveli i ujit ka arritur ne dy meter ” është apeli i zotit Rosa, i cili së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre djemtë qëndron në banesën e izoluar nga të gjitha anët nga ujiOra 12:00-Berisha nga Shkodra e përmbytur: Një katastrofë ekologjikeKreu i qeverisë pasi inspeketoi sot zonat e përbytura në Shkodër ka theksuar se operacioni i shpëtimit i komanduar nga shteti nuk ka lejuar të humbet asnjë jetë njerëzish. “Në këtë hark kohor të shkurtër janë evakuar mbi 5 mijë qytetarë nga zonat e përmbytura dhe mijëra krerë gjë e gjallë”, tha Kryeministri, duke vlerësuar në këtë operacion shpëtimi, si më të madhin në angazhimin dhe gadishmërinë e forcave të rendit, ushtrisë, etj.“Shkodra, -siç u shpreh Kryeministri,- njohu vërtetë ngjarjen më të rëndë ndoshta të 100 viteve të fundit, por Shkodra njohu dhe solidaritetin më të madh në tërë historinë e saj.Kreu i qeverisë theksoi se nën ujë qëndrojnë zona të tëra nga më pjelloret, që përbëjnë njëkohësisht edhe një nga zonat më të fuqishme të prodhimit ne vend.Ora 11:30-Përmbytjet në Shkodër, OKB fond ndihmë për të dëmtuaritOKB vendos të ndihmoje zonat e pëmbytura me një fond prej 270 mijë dollarë. Në një njoftim për shtyp të zyrës së Kombeve të Bashkuara thuhet se kjo organizate është shumë e shqetësuar për popullatën e prekur. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka deklaruar se : “Kemi parë frymën e solidaritetit me të cilën qeveria dhe institucione të tjera po i përgjigjen kësaj situate, përfshi mbështetjen e dhënë në kohë nga komuniteti ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara i bashkohen përpjekjes mbarëkombëtare për të tejkaluar këtë kohë të vështirë.Pas konsultimeve të ngushta me qeverinë dhe anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë vendosur të kontribuojnë 270,000 dollarë në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për t’iu përgjigjur kësaj emergjence.Ky kontribut do të jetë i disponueshëm në formën e parave cash si grant emergjent, për familjet e prekura nga përmbytjet si dhe do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionet e emergjencës në ditët dhe javët në vijim.Veç kësaj, një anëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin dhe Koordinimin e Katastrofave ka mbërritur në Tiranë si pjesë e misionit të BE-së për Monitorim dhe Informim, në mbështetje të nevojave urgjente të qeverisë për koordinim dhe vlerësim. Një ekspert i dytë, anëtar i UNDAC, do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme për një periudhë tre javore, për të lehtësuar koordinimin kombëtar të asistencës ndërkombëtare prane Departamentit të Emergjencave CivileNdërkohë në vend po bëhet gjithmonë dhe me prezente prania e të huajve. Struktura ushtarake grekë janë aktivizuar dje në largimin e ujërave me pompa pranë stacionit të pompave neë Dracin.Nderkohë qe te tjera struktura te ardhura nga Maqedonia,Sllovenia,Greqia dhe Italia jane akomoduar prane repartit te Vaut te Dejes ku po iu pergjigjen detyrave nga zyra operacionale. Nga Italia kane mberritur dy helikoptere emergjencash te cilet mund te transportojne deri ne 30 persona dhe do ndihmojne gjithashtu ne shperndarjen e ndihmave nga ajri. Gjate dites se djeshme kane qene te pranishem ne zone edhe atasheu ushtarak amerikan dhe drejtoresha e USAID te cilat u inofmruan per situaten ne rajonin e njesive vendore te permbytura.Ora 10. 28 Fryhet Buna, ndalohet qarkullimi i mjeteve te vogla drejt ShirokesLumi Buna vazhdon të jetë i fryrë dhe uji ka vërshuar në hyrje të Shkodrës, në lagjen Xhabije dhe lagjet periferike të Kirasit, Ajasëm.Në Hyrje të Shkodrës, aty ku ndodhet dhe ura e Bunës, uji vazhdon të jetë prezent në të dy anët e urës. Si nga ana e Shkodrës, ashtu dhe ana tjetër e urës që të con për në Shirokë e Zogaj.Për të hipur në urë, makinat kalojnë më parë një pellg të madh me ujë, ndërsa lumi është fryrë aq sa niveli i tij ka arritur gati rrafsh me urën.Shëtitorja përballë lumit Buna vazhdon të jetë e përmbytur, dhe uji ka vërshuar deri në lagjen Xhabije.Përtej urës së Bunës, policia vendosi ndalimin e qarkullimit të mjeteve të vogla në drejtim të Shirokës dhe Zogajt pasi uji ka vërshuar në aks, dhe për mjetet e vogla ka rrezik tu shuhen motorat.Nga një informacion i gazetarëve të NEWS24 të dhënë rreth orës 10.00 situatë problematike është në komunën e Velipojës, ku nuk mund të hyhet as me mjete ushtarake. Forcat e ushtrisë kanë angazhuar helikopterë për shpërndarjen e ndihmave në këtë komunë.Ndërkohë shpërndarja e ndihmave ka vazhduar dhe në komunat Dajc, kryesisht në fshatrat Shirgj, Daragjat, e Obot.Ora 08:20 Shkoder, rritet niveli i ujit ne Velipoje, dhe BushatGazetarët e NEWS24 informojnë sot në mëngjes se në komunën e Bushatit dhe të Velipojës është rritur niveli i ujit. Nga një informacion i Ministrisë së Brendshme, të dhënë dje në këto dy komuna janë mbi 3700 ha tokë të përmbytura dhe mbi 200 banesa nën ujë.Forcat e ushtrisë kanë vazhduar evakuimin e banorëve si dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për kryefamiljarët të cilët refuzojnë të lënë gjënë e gjallë dhe banesat dhe të largohen.Banorët, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre i realizojnë nevojat e përditshme nëpërmjet lëvizjes me lundra e varkaReshjet kanë shtuar dhe fryrjen e lumit Buna, i cili vetëm gjatë ditës së djeshme u rrit me 6 cm. Fryrja e lumit Buna gjatë ditës së djehsme solli dhe përmbytje të lagjeve periferike, Kiras, Ajasëm, Livadhe, ndërsa hyrja e Shkodrës, dhe zona përballë Urës së Bunës vazhdon të mbetet e përmbytur. Pavarëist kësaj lëvizja e makinave në urën e Bunës, që lidh Shkodrën me Muricanin e Shirokën vazhdon normalisht. Lagjja Bahcallëk vazhdon të mbetet e përmbytur.Sipas statistikave të publikuara mbrëmë në orën 18.00 nga Ministria e Brendshme Komuna Dajc renditet ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave. Rreth 2000 hektarë toke janë të permbytur plotësisht dhe 1187 shtëpi janë prekur vetëm në Dajc.Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur në total 250 ha tokë, 330 shtëpi dhe 586 persona janë evakuuar.Sipas të dhënave zyrtare në total në gjithë qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10.400 hektarë tokë, 4780 janë evakuuar dhe 2489 shtëpi janë përfshirë nga uji.(s.g/d.b/m.a/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›