E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie ne lume, zhduket 13-vjecarja

Vlore-Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne oret e pasdites se djeshme ne Vlore. Vella e moter jane rrembyer nga ujerat e lumit Shushice, por ndersa djali ka mundur te shpetoje, motra e tij ka mbetur brenda ne ujerat e lumit. Ngjarja tragjike ka ndodhur ne fshatin Gjorm, teksa dy femijet kane tentuar te kalonin me lumin me kale, ashtu sikurse benin cdo here per te shkuar ne shtepine e tyre. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se femijet kane qene ne pjesen e tokave te tyre, kur kane dashur te shkojne ne shtepine e tyre ne fshat. Per te kaluar ne anen tjeter, ata kane perdorur kalin. Por rreshjet e rena pa pushim gjate ketyre diteve, kane shkaktuar fryrjen tej mase te ujerave te lumit Shushice, per shkak edhe te prurjeve qe vijne nga fshati Kuc. Kalimi i lumit drejt pjeses qe lidh fshatin ka qene i veshtires. Kafsha eshte trembur per shkak te rrjedhes se rrembyer te lumit dhe ne ecje e siper kali eshte rrezuar bashke me dy femijet qe mbante ne shpinen e tij. Vella e moter jane perpjekur te dalin nga ujerat e lumit, por pas shume mundimesh vetem15-vjecari ka mundur te shpetoje. E motra e tij, me inicialet E. M, 13 vjec, eshte marre nga rrjedha e lumit, ndersa djali e ka pasur te pamundur te shpetonte te motren. Bashke me trupin e vajzes, rrjedha e lumit ka marre me vete edhe kalin qe po i transportonte ata. Sapo ka dale nga lumi, djali ka vrapuar te lajmeroje te afermit e tij dhe banore te zones. Ata kane mberritur menjehere ne vendin e treguar dhe kane filluar te kerkojne trupin e vajzes. Po keshtu ne ndihme kane ardhur edhe banore nga zona te tjera, te cilet deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme kane vazhduar kerkimet. Ne vendngjarje kane shkuar edhe forca policie, ndersa jane kerkuar edhe polumbare. Kerkimet jane nderprere per shkak te erresires dhe motit te keq, per te vijuar serish sot, me shpresen per gjetjen e trupit te
vajzes 13-vjecare, e cila me pak gjasa mund te jete e gjalle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›