E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nuk ka krize, ata qe shohin endrra te vijne ketu

Kryeministri Sali Berisha, ftoi dje gjate inaugurimit te qendres me te madhe tregtare dhe argetuese "City Park", kreun socialist, Edi Rama, qe te vije e te pije nje kafe ne kete qender, per te kuptuar se vendi nuk eshte ne krize. "Ftoj edhe ndonjerin qe endrrat e nates i merr per realitetin e dites te vije ketu, te pije ndonje kafe dhe te shohe qe kriza eshte thjesht nje enderr e keqe nate, sepse diten Shqiperia vetem zhvillohet, inauguron qendra te tilla te fuqishme, thith investime te huaja", tha Kryeministri. Sipas tij, kete vit, me shume se kurre ne historine e saj, priti 36 per qind me shume turiste, ishte 1-shi i botes per rritjen ne perqindje te turizmit. "Te gjitha keto sintetizohen me mire ne kete kompleks te mrekullueshem, ne kete qender te mrekullueshme, e cila shpreh dinamizmin e ekonomise shqiptare, mencurine dhe vendosmerine, guximin e AM Group, Tirana Bank dhe te gjithe aksionareve te tjere", vleresoi kreu i qeverise. Berisha u shprehu urimet me te perzemerta te gjithe atyre qe me guximin, kurajen , mendjen dhe investimin bene te mundur kete dhurate te mrekullueshme ne prag te Vitit te Ri per kryeqytetin e vendit dhe mbare Shqiperine. "Ajo sjell tek qytetaret e Tiranes dhe mbare Shqiperise galerite me prestigjioze te Evropes, sjell dhe konceptin me te mire dhe me te bukur te ketyre qendrave ne Evrope dhe ne Shtetet e Bashkuara, qendra ne te cilat tregtohet, por defrejne te gjitha moshat, nga femijet deri tek te moshuarit", shtoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›