E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputetja Fajon: Vizat, gabim kufizimi i Shqiperise

Komisari i BE-se per zgjerim, Olli Rehn e pati vleresuar ate si nje hap te madh drejt integrimit evropian, vendimin e Keshillit te Ministrave te BE-se ne fund te nentorit per heqjen e vizave per Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Prej 19 dhjetorit, qytetaret e ketyre vendeve mund te udhetojne pa vize ne Bashkimin Evropian. Ne shikim te pare nje sinjal pozitiv per rajonin. Por ky vendim fsheh pas vetes nje potencial konflikti. Kjo per faktin se Shqiperia, Kosova dhe Bosnje - Hercegovina nuk jane liruar nga regjimi i vizave, per shkak se nuk kane plotesuar kushtet per dhenien e pasaportave biometrike.
Nje gabim, mendon Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave: "Ndoshta ne ate kohe ka qene nje vendim i mire teknik por ai ka pasoja politike shume negative per rajonin. Kjo per faktin se ne Bosnje - Hercegovine disa grupe etnike mund te udhetojne pa vize nderkohe qe boshnjaket myslimane mbeten jashte liberalizimit te vizave. Ne i izolojme ata dhe krijojme ndarje te reja ne Ballkanin Perendimor".
Serbet dhe kroatet e Bosnjes meqenese kane dyshtetesine, me pasaportat e tyre te dyfishta mund te udhetojne ne vendet e BE-se. Por kjo nuk eshte e mundur per boshnjaket myslimane, te cilet nuk kane nje 'vendlindje te dyte'. Me rregullimin e ri po krijohen dy klasa te qytetareve ne Evropen Juglindore, protestojne disa politikane, ne mesin e tyre edhe ish-perfaqesuesi i bashkesise nderkombetare ne Bosnje e Hercegovine, Christian Schearz-Schiling. Bashkimi Evropian perdor kritere te ndryshme vleresimi. Kete akuze e hedh poshte Zoltán Martinusz nga Keshilli i Ministrave te BE-se. Shqiperia dhe Bosnje - Hercegovina thjesht nuk kane plotesuar kushtet ne te cilat bejne pjese edhe pasaportat e sigurta dhe kontrollet funksionale kufitare: "Dukej e pamundur ne Bosnje - Hercegovine qe te plotesoheshin kushtet per liberalizimin e vizave. Dhe meqe ra fjala ato jane percaktuar nga Komisioni Evropian, pra nga nje institucion jopolitik. Keshtu qe ky ka qene nje vendim konkret e jo politik". Pikerisht per kete shume vezhgues kane dyshimet e tyre. Para se gjithash ne Kosove dhe Bosnje -Hercegovine po shtohet gjithnje e me shume frustrimi per BE-ne dhe dyshimi per besueshmerine e politikes se zgjerimit te BE-se, thote Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetes kosovare Koha Ditore: "Ne jemi ne dispozicion te Bashkimit Evropian. Por si eshte puna me Bashkimin Evropian? Ne cfare mase eshte e gatshme BE-ja qe te mendoje seriozisht per Ballkanin Perendimor si pjese te Evropes? Me sakte, ashtu si Bashkimi Evropian ka nevoje per lajmet te mira mbi zhvillimet ne rajonin tone ashtu edhe ne kemi nevoje per lajme te mira nga Bashkimi Evropian. Madje edhe me shume". Deshperimi ne Kosove dhe Bosnje - Hercegovine eshte i rrezikshem. Te dy vendet jane vendimtare per stabilitetin dhe te ardhmen paqesore ne rajon dhe kjo eshte nje pjese qendrore e politikes se BE-se ndaj Ballkanit Perendimor. BE po ndjek strategjine e 'kulacit dhe kerbacit". Kulaci eshte ne kete rast perspektiva per anetaresim ne BE apo te pakten negociatat per anetaresim. Ndersa si kerbac sherbejne kushtet qe duhet plotesuar nga vendet ballkanike. DE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›