Integrimi ne BE, masat e Shqiperise ne pikekalimet kufitare
Kufij te sigurte dhe integruar si parakushte per plotesimin e kerkesave te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave dhe luften ndaj trafikut te droges e te qenieve njerezore. Cfare po punohet ne kufirin e Shqiperise? Procesi instalimit te infrastruktures bashkekohore dhe sistemit te informacionit TIM, qe lidh pikekalimet kufitare te Shqiperise me ato te vendeve te Bashkimit Evropian, sipas drejtorit te Kufirit e Emigracionit ne Gjirokaster Eduard Caka, ka perfunduar. Pikekalimet kufitare ne Kakavije, tre Urat ne Permet, Sopik e Qafe Bote te Sarandes punojne tashme me kete sistem. Ne fund te muajit dhjetor nje ekip ekspertesh te Bashkimit Evropian do te verifikojne ne vend situaten. "Informatizimi eshte sistemi TIM-s, sistemi total i menaxhimit te informacioni i cili eshte instaluar dhe ka te dhenat per te gjithe shtetasit shqiptare te pajisur me pasaporta, po keshtu dhe shtetasit e huaj", shpjegon Eduard Caka.
Masat kunder kriminalitetit
Komandanti i pikekalimit kufitar te Kakavijes Temo Vodaj pohon se krahas ketij procesi eshte ne monitorim te plote prej nje ekipi ekspertesh te Bashkimit Evropian edhe procedura e intervistimit e masat e mara per viktimat e trafikut te qenieve njerezore dhe te personave te deportuar.
"Diskutuam rreth te gjitha procedurave qe ndiqen me shtetasit e kthyer e ne vecanti me viktimat e mundshme te trafikimit sic jane femrat e femijet nen moshen 18 vjec. Ata kane ardhur, kane marre pjese ne procedurat e intervistimit, kane vezhguar nga afer te gjitha veprimet e punonjesve te policise, e kemi diskutuar per te gjithe procedurat qe kemi e cfare duhet te permiresojme e ndryshojme", shpjegon ai. Drejtori i Kufirit e Emigracionit ne Gjirokaster Eduard Caka pohon se ne menaxhimin e integruar te kufirit po rritet cdo dite bashkepunimi me faktoret ndikues e sidomos me homologet greke pergjate gjithe vijes kufitare me kete vend. Fale ketij bashkepunimi jane arritur rezultate konkrete ne goditjen e rrjeteve te trafikut te droges e qenieve njerezore qe veprojne ne dy shtetet.
"Ne kemi bashkepunim shume te mire me drejtorine e policise se qarkut, po keshtu me palen greke kemi shkembim informacioni sepse ashtu si krimi nuk ka pasaporte po qarkullon shume lehte nepermjet kufirit, ashtu dhe ne po marrim masa per ti goditur keto rrjete brenda e jashte kufijve te vendit tone", pohon Caka.
Toleranca zero
Zevendesministri i Brendshem Ferdinant Pone shpreh vendosmerine e qeverise shqiptare ne lufte kunder trafikut te qenieve njerezore e te lendeve narkotike. "Te gjitha fenomeneve qe i klasifikova si problematika te shoqerise shqiptare dhe qe pavaresisht minimizimit te tyre ne do te vazhdojme me kete vendosmeri drejt berjes zero te tyre. Ka vetem nje rruge, kjo eshte tolerance zero", thekson ai. Plotesimi i standardeve ne menaxhimin e kufirit dhe futja ne rrjetin evropian te kontrollit jane disa nga kushtet baze qe Shqiperia duhet te plotesoje per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Autor: Odise Kote DE