E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, bllokohet trageti i linjes Fierze-Koman

Fierze-Moti i keq, eshte bere shkak i bllokimit te dhjetra pasagjereve qe ndodheshin ne tragetin e linjes Fierze-Koman. Ngjarja ndodhi mesditen e djeshme, kur trageti ka ngecur ne mbeturinat e sjella nga rrjedha e lumit Salses. Per rreth 30 minuta pasagjeret kane mbetur te bllokuar dhe per shkak te situates se krijuar jane detyruar te njoftojne autoritetet e policise si dhe te afermit per t'u ardhur ne ndihme. Trageti ishte bllokuar ne pjesen e liqenit te Komanit, ne grykederdhjen e lumit Salses ne liqen, si pasoje e ceketires nga mbetjet e grumbullara nga prurjet e lumit. I detyruar nga situata e krijuar drejtuesi i tragetit, ka manovruar duke shmangur rrezikun dhe me pas ka vijuar udhetimin. Mesohet se si pasoje e situates se krijuar, trageti ka pesuar demtime te lehta ne pjesen e perparme. Pas kesaj trageti dhe pasagjeret e imbarkuar ne te ka vazhduar levizjen ne drejtim te Fierzes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›