E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie në pranga për kontrabandë me armë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar sot ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘krim i organizuar’, ‘kontrabandë me armë’.

Operacioni është realizuar në rajonin e Mitrovicës dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të dyshuar, tanimë i arrestuar nga policia, B. K . mashkull, janë gjetur dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

Një mitraloz – jugosllav 7.9 M53, 175 fishekë për atë tip mitralozi, 3 pako barut, 46 copë fishekë model dhe kalibër i ndryshëm, një revole me gaz, dy fishekë kalibër i panjohur, pesë pajisje për AK-47, 6 mjete observimi për armë (Snajper-Dylbi), 1 llaptop, 1 telefon, 1 shtëpizë kompjuteri.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj personit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›