Sami Hamiti dhe bashkëshortja s’përputhen për pasurinë

Në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2012, krejt ndryshe është deklaruar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, e krejt ndryshe bashkëshortja e tij, Valbona Hamiti, e cila punon në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë.
Sami Hamiti thotë në deklarimin e pasurisë së vitit 2012 se ka blerë një veturë në vitin 2009, në vlerë prej 8 mijë euro. Të njëjtin deklarim e bën bashkëshortja duke thënë se ka blerë një veturë, e që është e njëjta, por në deklarimin e saj thuhet se ajo ka vlerë 12 mijë euro. Gjithashtu, në formularët e deklarimit të pasurisë për këta dy zyrtarë publikë, thuhet se në vitin 2012 Sami Hamiti ka deklaruar se ka para në bankë 2 mijë euro, ndërsa bashkëshortja ka para në bankë 15 mije euro. Kurse, kjo e fundit thotë në deklarimin e pasurisë se ajo i ka në bankë tre mijë euro.
KTV-ja ka pritur dy ditë një sqarim nga drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, mirëpo ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse ky lloj i deklarimit nuk përkon me normat ligjore. E, Kohavisioni ka kontaktuar edhe me Sami Hamitin, por ai nuk ka pranuar të prononcohet për këtë rast. Përmes telefonit ai ka mbrojtur të dhënat e deklarimit të pasurisë në formularët e AKK-së./Indeksonline/