Bie në prangat e policisë autori i një aksidenti të djeshëm në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar. Fatos Cufaj, 40 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues rezident në Irlandë, u ndalua nga policia pas aksidentoi mesditën e djeshme me automjetin e tij, shtetasin Arben Rama, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është arrestuar 28- vjeçari Klodian Alizoti, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 5 shkurt 2005, ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të "heqjes së paligjshme të lirisë".Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë për hetime të mëtejshme.
...