E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e PS propozuan sot emrat për në KQZ

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë depozituar në Kuvend, katër emrat për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kështu, nga PD-ja kandidat është Hysen Osmanaj dhe Vera Shjefni, ndërsa nga PS-ja Dëshira Subashi dhe Artan Laze. Deputeti socialiste Fatmir Xhafaj deklaroi se dy emrat nga partia e tij janë depozituar natën e shkuar në Kuvend, atëherë kur ishte edhe afati i fundit në bazë të Kodit të ri zgjedhor. Disa ditë më parë, edhe Partia Republikane ka propozuar dy emrat e saj Klement Zguri e Arben Brace. Në baze të kodit te ri, KQZ tani do të ketë jo më 9 por 7 anëtarë. Kodi i ri zgjedhor parashikon që deri më datë 28 janar të ngrihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›