E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia italiane arrestoi mesditën e sotme 7 shqiptarë nën akuzën e trafikut të drogës

Shtatë shqiptarë janë arrestuar sot nga policia italiane. Shqiptarët akuzohen nga policia e shtetit fqinj, për trafik ndërkombëtar droge. Kështu në prangat e policisë italiane kanë rënë shtetasit, Xhafer Berisha, Simon Tragaj, Alban Xhelo, Marsel Varfa Erald Jaholli Taulant Kaftirani dhe Rubenc Kubeja. Sipas policisë, në bandën e trafikut të drogës ishin përfshirë edhe shtetas italianë dhe nigerianë. 

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 23 kilogramë drogë. Operacioni i koduar “Peshku i madh”, ka çuar në goditjen e kësaj kapo bande, duke ndaluar edhe shtetas italianë dhe nigerianë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›