E Diel, 1 Nëntor 2026

Një person ka mbetur i plagosur ditën e stotme nga një akisdent në superstradën Fushë Krujë-Lezhë

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në supestradën Fushë Krujë-Lezhë. Një foristradë me targa tirane dhe një makinë benz me targa të huaja janë përplasur dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i foristradës Alban Rajtja. Sipas policisë që ndodhet në vendngjarje drejtuesi i mjetit benz pas aksidentit është larguar dhe po kërkohet nga policia. Mësohet gjithashtu se në mjetin benz policia ka gjetur dhe gëzhoja fishekësh të cilat janë marrë dhe po i bëhet ekspertiza.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›