Bie në tension, vdes punëtori 17 vjeç
DURRES - Një punëtor 17-vjeçar ka gjetur vdekjen në punë, për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik. Rreth orës 11:00, tek firma “Inter Gaz” në Porto Romano, gjatë kohës kur po punonte me një elektropompë, punëtori Orest Kajana është goditur për vdekje nga rryma elektrike. Ai ka rënë në tension të lartë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Adoleshenti, banues në lagjen 15 të Durrësit, ishte pa kontratë pune. Nisur nga ky fakt është kryer ndalimi i Muharrem Hazizit, i cili është sipërmarrës në firmën “Inter Gaz”, ku ndodhi aksidenti tragjik. Nga hetimet e para të kryera nga policia rezultoi se, ngjarja ka ndodhur si pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik në punë. Materialet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës. o.u