Zjarret, banorët izolojnë dy vatra
KUKES - Banorë dhe punonjës të shërbimit pyjor në Kukës kanë izoluar disa orë pas rënies dy vatra zjarri, të cilat dogjën 7 hektarë me pyje dhe kullota. Sipas shërbimit pyjor gjatë dy ditëve të kaluara, flakët e zjarrit përpinë një sipërfaqe me pyje në fshatin Pistë në komunën Shëmri, 40 km larg Kukësit. Dëmi i shkaktuar nga zjarri është një sipërfaqe prej 3 hektarësh me pyje. Punonjësve të pyjores u janë bashkuar dhe banorë të zonës për të izoluar vatrën e zjarrit dhe më pas shuarjen e flakëve. Një zjarr tjetër po me këto përmasa ra në fshatin Lusën të komunës Ujmisht, ku janë djegur 4 ha me pyje. Dhe në këtë zonë, vatra e zjarrit është izoluar me ndihmën e vetë banorëve, pasi zjarrfikësit e kanë të pamundur të mbërrijnë në vend për shkak të terrenit tejet të vështirë. Dyshohet se në të dy rastet shkak i zjarrit është pakujdesia. j.h