Grindet me prinderit, vetevaret 22-vjecari
Nje 22-vjecar, nga qyteti i Durresit, eshte gjetur i vetevarur ne banese nga familjaret mesnaten e se martes, duke u zbardhur dita e djeshme. Rajmond Xhanaj i ka dhene fund jetes pas nje grindjeje me prinderit, per shkak te nje sasie lekesh dhe policia tha dje se po heton ne kete piste ngjarjen e rende. Viktima ka perdorur tualetin e shtepise per te kryer aktin e veteflijimit, duke iu fshehur edhe prinderve. Burime zyrtare te policise vendore thane se vetevrasja e 22-vjecarit eshte kryer me nje rrip pantallonash ne rezervuarin e dushit. Gjithcka ka ndodhur pak pas mesnates se dy diteve me pare, ne lagjen numer 16 te qytetit te Durresit, ndersa mesohet se Xhanaj, para pak javesh, kishte filluar pune ne nje bingo. Nga hetimi i kryer prej agjenteve te policise, mesohet se Rajmondi, para se te kryente aktin, ka debatuar me prinderit e tij dhe me pas eshte futur ne banje. Shkak i grindjes dyshohet se jane bere nje sasi lekesh e humbur nga 22-vjecari. Prinderit kane konstatuar se qendrimi i tij ne banje ishte me i gjate se zakonisht dhe ne kete menyre kane hapur deren per te pare. Dera ishte mbyllur nga brenda dhe atyre u eshte dashur qe ta shqyejne. Prinderit dhe te aferm jane mundur ta dergojne menjehere ne urgjencen e spitalit, por gjithcka ka qene e kote, pasi i riu kishte nderruar jete. Policia e Durresit ka shkuar ne vendngjarje dhe ka marre ne pyetje familjaret per menyren se si ka ndodhur ngjarja. Prinderit e tij kane bere te ditur se djali i tyre nuk ka pasur asnje problem dhe debati i zhvilluar ne shtepi ka qene me se i zakonshem.
K.J