Prodhonte vere pa licence, kycet kantina
VLORE - Bllokohet nje kantine qe prodhonte pije alkoolike ne menyre te jashteligjshme ne qytetin e Vlores. Ka qene zyra e Luftes Kunder Krimit Ekonomik, qe ka bere bllokimin dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale edhe 2 tone vere. Burime zyrtare te policise vendore thane se kantina, ne pronesi te Stefan Th., ne fshatin Narte, prodhonte pije alkoolike pa qene e licencuar dhe pa lejen e organeve perkatese. Ne keto kushte, dje u vendos bllokimi i saj, si dhe sekuestrimi i gjithe sasise se veres qe u gjend ne mjediset e fabrikes, bashke me pajisjet dhe makinerite.