E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, ekspertize mendore vrasesit te vellait

BERAT - Prokuroria kerkon kryerjen e nje ekspertize mjeko-ligjore per gjendjen mendore te te dyshuarit, qe akuzohet se ka vrare vellane e tij pas nje grindjeje. Pergjate seances se mases se sigurise, qe eshte zhvilluar dje ne Gjykaten e Beratit, Kastriot Gorani ka pranuar se ka qelluar me sepate vellane e tij 30-vjecar, Durimin, duke i shkaktuar vdekjen, ndersa me pas eshte veteqelluar me thike. Duke pare situaten e krijuar ne salle, organi i akuzes kerkoi nje ekspertize per gjendjen mendore te 26-vjecarit nga fshati Vokopole. Ndersa eshte pyetur per rrethanat e ngjarjes, Gorani nuk ka mundur te jape shpjegime, por vetem te pranoje se ka goditur te vellane per vdekje. Gjykata vendosi qe ta mbaje ne burg te dyshuarin deri ne nxjerrjen e nje rezultati te eksperteve.
I riu ka mberritur i qete ne sallen e gjyqit dhe ka dashur te flas. Kastriot Gorani ka pohuar se vellai e kerkoi vete te vritej prej tij, duke mos cituar asnje motiv te qarte, duke rreshtuar faktin se ishte i semure me ilace dhe askush nuk duhej te merrej me te, ashtu si kishte bere dhe vellai i tij, kohet e fundit. Perfaqesuesi i organi te akuzes, Tasim Puci, i kerkoi trupit gjykues vleresimin e ligjshem te ndalimit dhe vendosjen e mases se sigurise me burg per te akuzuarin, per vepren penale te vrasjes. Gjithashtu, prokurori kerkoi dhe nenshtrimin e nje vizite mjekesore mendore per te akuzuarin gjate kohes qe do te qendroje ne dhomat e paraburgimit, qe u pranua nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Hoxha. Ngjarja per te cilen akuzohet 26-vjecari ndodhi tri dite me pare ne fshatin Vokopole te Beratit. Gorani, pas nje grindjeje te momentit me te vellane e tij, e qelloi ate me sepate ne qafe, duke e lene te plagosur rende.
E.Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›